Shitblerja e spermës dhe qelizave në Kosovë filloi në “Global Hospital”

Trafikimi me qelizat vezë, me spermë, si dhe dallaveret me procesin e fekondimit artificial kanë gjenezën në klinikën kosovare “Global Hospital”, e mbyllur në fund të vitit të kaluar pas ndërhyrjes së Prokurorisë dhe Inspektoratit Shëndetësor.
Një raport i Komisionit për Frytnimin e Asistuar Mjekësor (KFAM) i hartuar nga një komision ekspertësh, e që e ka siguruar gazeta “Zëri”, sqaron se është pikërisht “Global Hospital” me pronare gjinekologen e arratisur Gjina Zeqiri, që i ka vënë vulën dallavereve në fushën e frytnimit të asistuar dhe procedurave të IVF-së.
 
Raporti i nënshkruar nga Shefqet Lulaj, kryetar i KFAM-së, i protokolluar më 26 nëntor 2014, në Ministrinë e Shëndetësisë, me numër protokolli 05-6859, sqaron se në klinikën e Zeqirit ishte bërë një inspektim bashkë me Policinë, pasi dyshohej se aty është kryer transplanti dhe shitblerja e qelizave gjinore. /Zëri/
Artikulli paraprakRama: E patolerushme, fjala shqiptar e terrorist u bënë bashkë
Artikulli vijuesGoli i Gashit më i bukuri në Zvicër