Tension në qiell, Putin hedh në ‘luftë’ MiG-ët e rinj

Avionët luftarakë britanikë u ngritën në ajër për të interceptuar nëntë avionë rusë, pak pasi ato fluturuan shumë rrezikshëm pranë Shteteve Baltike, në atë që vlerësohet si akti më i madh i provokimit që prej Luftës së Ftohtë.
 
Përveç avionëve spiunë dhe bombarduesve, për herë të parë Rusia nxori në fluturim edhe avionët MiG 31 Foxhound Fighters.
 
Një burim nga forcat ajrore mbretërore në Britani tha se “nuk kemi parë kurrë diçka të tillë”.
 
Një pilot i avionëve luftarakë britanikë Typhoon tha se ishte hera e parë që shihte në fluturim avionët MiG Foxhound Fighter, një nga më të mirët në botë në klasin e tij.
 
Tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë në nivelet më të larta prej shumë kohësh.
Artikulli paraprakMercedes planifikon rivalin e Audi A4 dhe A6 Allroad
Artikulli vijuesGjakovari thotë: Ne jemi musliman!