Djali i Bin Laden: Dua certifikatën e vdekjes së tij!

Një nga djemtë e Osama Bin Laden i ka kërkuar SHBA një certifikatë vdekje për babanë e tij.

Kështu thuhet në faqen Wikileaks.

Faqja e njohur për rrjedhjen e dokumenteve ka botuar më shumë se 60 mijë materiale nga Arabia Saudite.

Mes tyre është një letë nga ambasada amerikane në Arabinë Saudite.

Sipas BBC, konsulli i përgjithshëm i shkruante në vitin 2011 Abdullah Bin Ladenit, duke i thënë se nuk mund të ofronte një certifikatë vdekje.

Wikileaks thotë se do publikojë më shumë se 500 mijë dokumente nga ministria e Jashtme saudite.

Përgjigja e ambasadës mban datën 9 shtator 2011, rreth katër muaj pas vrasjes së liderit të Al Kaedës.

Në letër, Keiser shpjegon se përse nuk është lëshuar një certifikatë vdekje.

“Kjo është në përputhje me praktikat për individët e vrarë gjatë operacioneve ushtarake,” shkruante ai.

Megjithatë, në vend të certifikatës së vdekjes, ai i ofron dokumente të gjykatës amerikane, që provojnë se Bin Laden ka vdekur.

Për kortezi, ai ofron edhe një përkthim në arabisht.

“Unë shpresoj që dokumentet e qeverisë amerikane janë një ndihmë për ju dhe familjen tuaj,” përfundon Keiser.

Nuk ka asnjë shpjegim se përse Abdullah Bin Laden e kërkonte certifikatën e vdekjes për babanë.

_83752989_cebd6854-00dd-46a5-99ac-965c61ab3ec9

Artikulli paraprakPas rriqrave, në Kosovë tani kërcënojnë edhe gjarpërinjtë
Artikulli vijuesVendit tonë i shtohet edhe një Hafëz, është djali i Hoxhë Irfan Salihut