Siri, opozitarët marrin disa pika strategjike të Halepit

Ushtria e Opozitës siriane e quajtur “Çlirimi i Halepit” (Halep’in Fethi) ka njoftuar se ka arritur të marrë nën kontroll disa pika strategjike të lagjes ez-Zehra të Halepit.
 
Në një deklaratë për AA, përgjegjësi i frontit të Damaskut të kësaj ushtrie, Mustafa Sultan ka thënë se në lagjen ez-Zehra janë duke u përjetuar përleshje të fuqishme të armatosura mes ushtrisë opozitare dhe asaj të regjimit të Asad.
 
Sultan ka thënë se opozitarët me anë të një tanku që i përkiste ushtrisë së regjimit të Asad kanë shkatërruar disa automjete të regjimit. Ndërkohë avionë ushtarakë të regjimit kanë hedhur bomba mbi zonat ku janë marrë nën kontroll nga opozitarët.
 
Sultan tha se në frontin e opozitarëve luftojnë edhe al-Nusra dhe Ensar eş-Şeri dhe se opozitarët po sulmojnë ushtrinë e regjimit të Asad me “topa të xhehennemit” dhe raketa antitank. Sultan ka theksuar gjithashtu se opozitarët kanë arritur të marrin nën kontroll disa pika strategjike të rëndësishme, përfshirë këtu edhe depon e ujit e cila ndodhet në lagjen ez-Zehra.kohaislame
Artikulli paraprakIslanda e bën legale blasfeminë
Artikulli vijuesDonatori anonim u ndërton shtëpi 2 familjeve