4 të vdekur nga përplasja e dy avionëve të vegjël në San Diego të SHBA-së

Nga Departamenti Pylltarisë dhe Mbrojtjes nga zjarri të Kalifornisë, theksuan se pjesët e avionit si dhe trupat e viktimave të katër pasagjerëve u gjetën në një rreze prej 400 metrash.
 
Katër persona kanë humbur jetën kur në ajër u përplasën dy avionë të vegjël në San Diego të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Aksidenti ndodhi kur dy avionët gjatë uljes në aeroportin “Brown Field” iu afruan shumë njëri-tjetrin, tha zëdhënësi i Zyrës së Aviacionit të SHBA-ve, Ian Gregor. Ai gjithashtu theksoi se është hapur një hetim në lidhje me aksidentin.
 
Nga Departamenti Pylltarisë dhe Mbrojtjes nga zjarri të Kalifornisë, theksuan se pjesët e avionit si dhe trupat e viktimave të katër pasagjerëve u gjetën në një rreze prej 400 metrash.
 
Pas rrëzimit ka pasur një zjarr në afërsi të aeroportit, i cili u shua me shpejtësi nga zjarrfikësit.
Artikulli paraprakMjekrra: Houston Rockets është për titull
Artikulli vijues75 metrat e fundit të tunelit nënujor që përshkon Stambollin