Mozomakeq – Thaçi, mbështetje të fuqishme homoseksualëve

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Randy Berry, të dërguarin e posaçëm të Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut të personave LGBTI-së. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Thaçi ka falënderuar atë për mbështetjen që SHBA-të po i japin Kosovës në avancimin e të drejtave të njeriut, posaçërisht në avancimin e të drejtave të komuniteteve LGBTI.

Thaçi ka theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të forcojë politikat në mbrojtje të komuniteteve LBGTI. Ai ka shtuar se në këto vite Kosova ka qenë një shembull në rajon në sigurimin e këtyre të drejtave.

Nga ana tjetër, Randy Berry, i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit amerikan për të drejtat njeriut të personave LGBTI-së, ka theksuar se avancimi i të drejtave të njeriut është një parakusht për avancimin e Kosovës drejt BE-së.

Ai ka shtuar se implementimi dhe sigurimi i të drejtave të njeriut dhe i komuniteteve LGBT do të jenë përcaktuese për të ardhmen evropiane të Kosovës. Berry ka shtuar se implementimi i pasazheve të ligjit kundër diskriminimit, barazisë gjinore dhe të Ombudspersonit do të jetë një ndihmë shumë e madhe për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Thaçi dhe Berry janë pajtuar që të ketë më shumë trajnime dhe fushata sensibilizuese për të drejtat e komuniteteve LGBTI në Kosovë. (INA)

Artikulli paraprakVIDEO – Italiani i tregon Hoxhës Ferid Selimi se si e ka pranuar Islamin (ngjarje e vërtetë)
Artikulli vijuesLuani – Poezi nga Fatmir Muja