Edhe Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim i vendeve të Gjirit Arab, ia ka konfirmuar Kosovës përkrahjen për anëtarësim në UNESCO.
Kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO i është shpërndarë të gjitha vendeve anëtare të GCC-së me udhëzimin që përfaqësuesit e tyre në UNESCO të koordinohen me përfaqësuesit e shteteve specifike dhe t’i nxisin që të mbështesin kërkesën për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë.
Në një notë verbale dërguar Ambasadës së Kosovës në Riad, të siguruar nga KosovaPress, Sekretariati i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim i vendeve të Gjirit Arab konfirmon mbështetjen për Kosovën.
“Sekretariati i Përgjithshëm dëshiron të njoftojë ambasadën e nderuar se ka shpërndarë përmbajtjen e shkresës suaj te shtetet anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të vendeve të Gjirit Arab për t’i udhëzuar përfaqësuesit e tyre në UNESCO që të koordinohen me përfaqësuesit e shteteve specifike dhe t’i nixisin që të mbështesin kërkesën pë r anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë organizatë”, shkruan në notën verbale të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim të vendeve të Gjirit Arab.