Irlanda merr presidencën e radhës së Bashkimi Evropian

Irlanda do të jetë sot kombi i parë që do të përfitojë nga një plan shpëtimi, pasi do të marrë presidencën e Bashkimit Evropian, një mundësi që ky vend, i konsideruar si “nxënës i mirë”, do ta përdorë për të nxitur rritjen ekonomike dhe punësimin.

Dublini ka marrë në nëntor të vitit 2010 një plan shpëtimi prej 85 miliardë eurosh nga Trojka (FMN-BE-BQE), ndërsa vendi po përjetonte një krizë të rëndë ekonomike.

Irlanda synon tani të bëhet vendi i parë i zonës euro, që del nga ky plan shpëtimi në vitin 2013, para Greqisë dhe Portugalisë, ndërsa shfaq për presidencën e BE-së synimin që të propozojë masa për të nxitur punësimin dhe rritjen ekonomike.

“Ky është vetëm njëri prej tyre. Ka një numër të konsiderueshëm masash legjislative kyçe, për të cilat kërkojmë progres”, theksoi ministri irlandez i Jashtëm dhe i Tregtisë, Imën Xhilmor.

Dublini ka arritur edhe një marrëveshje me shtatë sponsorë duke përfshirë prodhuesin e automjeteve “Audi”, me një vlerë prej 1,4 milionë euro.

Nga ana tjetër, me presidencën irlandeze fillon edhe një proces i ri në negociatat për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. Analistët politikë presin një gjallërim të bashkëbisedimeve Ankara-Bruksel gjatë presidencës së Dublini, pas periudhës thuajse të vdekur gjatë kryesisë grekoqipriote.

Ditët e kaluara ministri turk i Integrimit Evropian, Egemen Baësh realizoi një vizitë në Irlandë dhe shprehu dëshirën që presidenca irlandeze të jetë një pikë kthese nga aspekti i marrëdhënieve Turqi-BE./trt/kohaislame

Artikulli paraprakMuhamedi, figura më unikale e historisë njerëzore
Artikulli vijues60 persona të vdekur gjatë festimeve në Bregun e Fildishtë