Me të përfunduar takimi për Sirinë në Gjenevë, Kofi Anan edhe njëherë tjetër vuri theksin mbi domosdoshmërinë e realizimit të planit në tij në Siri dhe shtoi se populli sirian është ai që vendosë për të ardhmen e tij.
I dërguari ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, u ka tërhequr sot vërejtjen fuqive botërore se do të jenë pjesërisht përgjegjëse për më tepër vrasje në Siri, nëse ato dështojnë të pajtohen se si ta përfundojnë konfliktin 16 mujor në Siri. Duke folur sot në hapje të takimit ndërkombëtar për Sirinë në Gjenevë të Zvicrës, zoti Anan theksoi se historia mund t’i gjykoj fuqitë botërore “ashpër” nëse ato dështojnë të krijojnë një dalje të besueshme nga kriza. Takimi është hapur përkundër mospajtimeve të ashpra ndërmjet fuqive perëndimore, në njërën anë, dhe Rusisë e Kinës, në anën tjetër. Fuqitë perëndimore dëshirojnë që presidenti Bashar al-Asad të largohet nga posti, si pjesë e procesit të tranzicionit, ndërsa mbështetësit opozitarë do të merrnin rol politik. Rusia, aleati kryesor i presidentit Asad, tha se e kundërshton çfarëdo plani të tranzicionit, i cili do t’i imponohej Sirisë nga forcat e jashtme.
You Might also Like
Sergei Lavrov: opozita siriane po përdor artilerinë dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore
Opozita siriane në Kusair ka përdorur artilerinë dhe sistemet e mbrojtjes kundërajrore, deklaroi në një…
By
Redaksia
1 Min Read
Asad: Unë po e mbroj shekullarizimin
Gjatë një takimi mes një grupi parlamentarësh turq të partisë popullore dhe presidentit të regjimit…
By
Redaksia
1 Min Read
Vdiq ish-kryeministri i Izraelit, krimineli Ariel Sharon
Sharon vdiq në Qendrën Mjekësore Sheba në afërsi të Tel Avivit, ku ishte i shtruar.…
By
Redaksia
1 Min Read
Aya Sofia: për herë të parë pas 85 vitesh këndohet Kur-ani
Për herë të parë pas 85 vitesh këndohet Kur-an në muzeun Aya Sofia në Stamboll.…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqia bllokon Twiter-in, YouTube-n dhe Facebook-un
Autoritetet turke kanë bllokuar qasjen ne Twiter, Youtube dhe Facebook për shkak të publikimit të…
By
Redaksia
1 Min Read
Kërkohet hetim i ri për shkollat e Gulenit në SHBA
Për shkak të lidhjes me organizatën terroriste “strukturat paralele” (FETO/PYD), nga autoritetet e Kalifornisë kërkohet…
By
Redaksia
2 Min Read
