Shpenzimet për udhëtime jashtë vendit, ku përfshihet akomodimi, Zyra e Presidencës së Kosovës në të shumtën e rasteve i ka tejkaluar nga shuma që është e caktuar.
Kësaj zyre nuk i përputhen edhe kontrata e furnizimit me telefona mobilë, çanta të udhëtimit, servisim i automjeteve etj.
Këto e disa të tjera parregullsi janë gjetur gjatë auditimit që u ka bërë Zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës (ZAGJK) pasqyrave financiare për vitin 2011 të Zyrës së presidentes së Kosovës, shkruan “Zëri”.
Auditori Gjeneral ka gjetur se gjatë vitit që lamë pas Zyra e presidentes së Kosovës vetëm për udhëtime zyrtare jashtë vendit ka shpenzuar hiç më pak se 217 mijë euro, ku në shumicën e rasteve shpenzimet për akomodim i kanë tejkaluar tarifat e lejuara.
Sipas raportit të auditorit për vitin 2011 Zyra e presidentes për udhëtime zyrtare jashtë vendit kishte shpenzuar shumën prej 217,175 euro.
Tek dy kontrata për furnizim me telefona mobilë ishin bërë furnizime me lloje të cilat nuk janë të përfshira në kontratë.
Në raport thuhet se me kontratën njëvjeçare të nënshkruar më 17.06.2010 ishin kontraktuar tri lloje të telefonave mobilë.
Ndërsa tek fatura me vlerë prej 2,750 euro të datës 21.03.2011, Zyra e presidentes ishte furnizuar më 6 telefona mobilë me vlerë totale prej 2400 euro.
Tek kontrata për furnizim me lule, në dy fatura, njëra e datës 17.03.2011 me vlerë prej 1,500 euro, dhe tjetra e datës 02.09.2011 në vlerë prej 1,410 euro, artikujt e faturuar dhe çmimet e tyre nuk përputhen me çmimet e kontraktuara.
Po ashtu edhe tek kontrata për furnizim me çanta zyrtare, për nevojat e Zyrës së presidentes katër artikuj dhe çmimet e tyre nuk përputheshin me çmimet në kontratë.
Të lënda furnizimi me fotokopje në vlerë prej 2,848 euro, si dhe një printer me vlerë prej 1,639 euro, janë blerë me mjetet e parapara për mallra dhe shërbime përderisa është dashur të blihen nga kategoria e investimeve kapitale. Sipas auditorit këto pajisje janë blerë nga mallrat dhe shërbimet në mungesë të mjeteve nga investimet kapitale.
Parregullsi janë evidentuar edhe te specifikacioni teknik në dosjen e tenderit.
Tek procedura e prokurimit për shërbimet e servisimit dhe mirëmbajtjes së automjeteve të tipit “Toyota”, në specifikacionin teknik nuk është përfshirë çmimi për ore pune, si dhe normativi që do tregonte se sa orë pune i duhen operatorit ekonomik për ndërrimin e secilës pjesë të automjetit.
Sipas pagesave që i janë bërë operatorit, orët e punës ishin faturuar në bazë të kontratës së mëparshme./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Vendimi për PTK-në shtyhet për të hënën
Komisioni qeveritar për privatizimin e PTK-së ka mbajtur sërish mbledhje të premten, por nuk ka…
By
Redaksia
0 Min Read
Iu vu gurëthemeli Xhamisë qendrore në Prishtinë
Me një ceremoni, në të cilën merrnin pjesë zyrtarët më të lartë të vendit dhe…
By
Redaksia
2 Min Read
FDH publikon dosjen se si u fshehën në Serbi trupat e viktimave shqiptare të luftës në Kosovë
Dosja: “Fshehja e dëshmive të krimeve gjatë luftës në Kosovë – OPERACIONI I FSHEHJES SË…
By
Redaksia
4 Min Read
Koalicioni PDK-AAK varet nga Haga
Në taborët e dy partive politike, PDK dhe AAK, thonë se tensionet e dikurshme mes…
By
Redaksia
7 Min Read
Kosovë: Matura digjitale do të fillojë të pilotohet sivjet
Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka kontraktuar një kompani austriake për të realizuar projektin…
By
Redaksia
2 Min Read
BE sqaron pse i dha fonde Universitetit të Mitrovicës
Zyra e Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë përmes një deklarate për media dëshiron të qartësojë…
By
Redaksia
3 Min Read
