Sipas propozimit të prokurorosë, i dyshuari për vrasjen e 19 vjeçarit Leart Ademi, A.A.(19) do të përgjigjet për shkaktim të lëndimit fizik (me pasojë vdekje) dhe jo për vrasje, raporton Fakte nga burime gjyqësore.
Sipas Kodit penal për veprën “Lëndim i rëndë fizik”, Neni 131 alinea 4 parashihet dënim prej një vit heqje lirie e më shumë.
Siç ishte njoftuar më herët opinioni, Leart Ademi (19), djali i gazetarit të njohur Sami Ademi ishte therrur me thikë nga moshatari i tij tanimë i dyshuar për vrasjen dhe i akuzuar për lëndim të rëndë fizik A.A.(19) në pjesën e zemrës, çka rezultoi fatale për jetën e tij.
Ky rast tronditi opinionin e gjërë dhe ishte “kambana” më e zëzhme deri tani për pasigurinë e qytetarlve dhe posaçërisht të të rinjve./FAKTE.Net