Lëvizja Hamas ka vlerësuar dhe mirëpritur kërkesën e Bashkimit Evropian për heqjen e bllokadës ndaj rripit të Gazës.
Zëdhënësi i kësaj lëvizjeje Sami Abus Zahri tha se Bashkimit Evropian në deklaratën e ministrave të jashtëm të ditës së martë ka kërkuar nga regjimi sionist që t’i japë fund rrethimit në Gaza dhe të hapë pikat kufitare për këtë rajon.
Zahri kërkoi që kjo kërkesë e Bashkimit Evropian të ndiqet me seriozit dhe të merren masa konkrete për zbatimin e saj.
Këshilli i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin e fundit ka kritikuar politikat shtypëse dhe armiqësore të regjimit sionist kundër palestinezëve dhe tel Avivit i ka kërkuar të anulojë sanksionet kundër Gazës dhe të hapë të gjitha pikat kufitare të këtij rajoni me qëllim që të lejohet dërgimi i mallrave të nevojshme për Gazan.
Bashkimi Evropian ka dënuar politikat e regjimit sionist për ndërtimin e kolonive sioniste në territoret palestineze dhe kërkoi të krijojë kushtet për rindërtimin e zonave të shkatërruara në Gaza.