Ikja e të rinjve nga Maqedonia për vendet e Bashkimit Evropian është e frikshme. Dhe përderisa vendet e Bashkimit Evropian po përballen me mungesën e fuqisë së re punëtore e të cilën po e zëvendësojnë me të tjerë, prognozat për Maqedoninë janë të këqija, transmeton zhurnal.mk
Gjegjësisht, në studimin e popullatës botërore të Kombeve të Bashkuara të publikuar para do kohës, vendi në vitin 2050 do të ketë ulje demografike për 6.8 përqind, ndërsa në vitin 2100 do të ketë rreth 1.500.000 banor.
Nëse në perspektivë Maqedonia bëhet anëtare e BE-së dhe lehtësohet puna e të rinjve, ashtu si ndodhi kjo gjë me Bullgarinë dhe Rumaninë pas futjes së tyre në Lidhjen Perëndimore, pritjet janë se ende më shumë do të ulet numri i të rinjve në Maqedoni, pasi që më shumë do të ikin që profesionalisht të punojnë në Evropën Perëndimore.
Tash nënshtetasit e Maqedonisë, si nënshtetas të vendit që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian, munden lirshëm të udhëtojnë në Shengen Zonën, por kanë të leje qëndrimi maksimum deri në 90 ditë brenda një viti, ndërsa gjatë asaj kohe nëse gjejnë punë, është e mundur që punëdhënësi t`i siguroje dokumente për qëndrim më të gjatë.
Numra zyrtar të shtetit për shpërnguljen deri më tani nuk ka, pasi që nuk është realizuar regjistrimi i popullsisë qysh nga viti 2002.
Sipas hulumtimeve nga Banka Botërore, ashtu si lajmëruan disa medie, deri në fund të vitit 2013 nga Maqedonia janë shpërngulur rreth 630.000 qytetar.