Të jemi të qartë: nëna juaj është shkaku i ardhjes suaj në këtë botë. Por nënat bëjnë akoma më tepër se sa lindja dhe ushqimi i fëmijës.
Portali SoulPancake kreu një anketim me kalimtarët rreth nënave të tyre. Çdo njëri prej tyre rreth nënës fliste në mënyrë të butë dhe të sjellshme – disa prej tyre kishin nënat akoma të gjalla, ndërsa të tjerët jo.
Të anketuarve ua parashtronin këto pyetje: “Çfarë do t’i thonit nënës, në qoftë se duhej të zgjidhni vetëm një gjë?”
Përgjigjet ishin:
“Nëna ime e dashur, pa ty nuk do të isha as gjysmë njeriu nga ajo që jam sot.”
“Nënë e dashur, më mungon të ha drekë më ty.”
“Nënë e dashur, do të kisha dashur që ta kuptoja më mirë sëmundjen tënde, dhe të isha pak më i durueshëm me ty. Të dua.”
“Nënë, tani e kuptoj sa rëndë ka qenë për ty të na sigurosh një fëmijëri aq të shkëlqyer. Të dua.”
Çfarë do t’i thonit nënës suaj ju?
Thoni asaj që e doni!
Edhe krahas lëshimeve të saja, nënat tona gjithmonë kanë vepruar më së miri që kanë ditur. Asnjë nënë nuk është e përkryer, por çdonjëra prej tyre pakufishëm e dashuron fëmijën e saj.
Nënat na mësojnë shpresën, fenë, besueshmërinë, aventurat, vetëbesimin, dashurinë, dhënien dhe mësimin. Ato na puthin para fjetjes, na fshijnë lotët, përzënë “përbindëshat që jetojnë nën krevat” – pa marrë parasysh sa vjeç janë fëmijët e tyre.
Nuk ekziston mënyrë adekuate si mund t’i shpaguheni asaj për të gjitha veprimet e saja: ju dërgonte në shkollë, ju ndihmonte rreth detyrave të shtëpisë dhe gatuante dhe pastronte për çdo ditë të jetës së saj; por ajo që me siguri mund ta bëni është: ta bëni që ajo të ndjehet e dashur dhe e respektuar.
Thoni që e doni, tregoje këtë me vepra, dhe bëje që të ndjehet krenare për atë se çfarë personaliteti jeni bërë nën mbikëqyrjen e saj.
Burimi: FamilyShare
Përshtati: Lutfi Muaremi
(Islampress)