Një i ri mysliman i cili ishte nisur me bashkëshorten e tij për muaj mjalti është zbritur nga avioni dhe është marrë në pyetje, për shkak të besimit dhe mjekrës së tij.
“I pyeta pse më zbrisni nga avioni. Ata më thanë na ndiqni se do t’iu marrim në pyetje sipas nenit shtatë të aktit të terrorizmit”.
39 vjeçari Ahmed Ali kishte planifikuar të udhëtonte drejt Marrakesh në Marok nga aeroporti i Manchesterit, stafi i avionit e zbriti poshtë.
Ali ka deklaruar se ishte hera e 20-të në dy vjet që merrej në pyetje nga policia për dyshime të përfshirjes së tij në akte kriminale, por kjo ishte hera e parë që nuk e lejojnë të fluturoj.
Ky veprim e ka acaruar shuam te riun. në një video në rrjetet sociale ai shprehet se populli mysliman është i shtypur dhe nuk ka të drejta. Ali e krahason kryeministrin e Britanisë së Madhe David Cameron me Hitlerin.
“Unë nuk jam kërcënim për askënd. I vetmi person i cili është një kërcënim është David Cameron dhe fanatizmi i tij. Hitleri ishte një shtypës dhe një person i keq për judenjt dhe për njerëzit në përgjithësi. Hitleri i sotëm është kryeministri David Cameron. Kështu që unë inkurajoj të gjithë ju vëllezër dhe motra që keni hasur të njëjtin problem të ngriheni për të drejtat tuaja.”
Ai shton në video: “Më vjen keq për të gjithë ata njerëz që luftuan në Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore, të gjithë ata ushtarakë dhe njerëzit të cilët dhanë jetën e tyre për të fituar lirinë dhe demokracinë. Ndërsa David Camero flet, por nuk vepron”.
Në video, ai tha se ka refuzuar të përgjigjet pyetjeve të policisë për shkak se ai ishte aq i zemëruar kur u largua nga avioni.
” Unë nuk jam përgjigjur për asgjë. Boll kam duruar. Tre javë më parë unë u ndala me mamin tim. Ata fyer nënën time, më fyen edhe mua dhe për çfarë? Sepse unë kam një mjekër”./JOQ
You Might also Like
„Foreign Affairs“: Brexit mund ta largojë Maqedoninë nga BE dhe ta fus në konflikt
Ngjarjet e mëdha në Evropë, siç ishte rënia e Murrit të Berlinit, kanë tendencë të…
By
Redaksia
4 Min Read
Serbi, përdhoset xhamia e Islam-Agës në Nish
Xhamia Islam-Aga në Nish sërish sonte është përdhosur me parulla ofenduese tifozërie krahas mbikëqyrjes tërë…
By
Redaksia
2 Min Read
Kinë, masakër në rrugët e qytezës
Një adoleshent vrau tetë persona dhe plagosi pesë të tjerë në një sulm me thikë…
By
Redaksia
1 Min Read
Gruevski "ja puthë" Benjamin Netanjahut dorën
Maqedonia dhe Izraeli janë vende miq të cilat kanë një bashkëpunim të ngushtë. Ky është…
By
Redaksia
1 Min Read
MUSTAFA: KOSOVA E MBRON PARISIN DHE LONDRËN (ha ha ha)
Kryeministri Mustafa theskoi se numri i kosovarëve që luftojnë krah grupeve xhihadiste në Siri dhe…
By
Redaksia
12 Min Read
Ja çfarë thotë djali i Ukshin Hotit për gazetën Express
Andin Hoti djali i veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti për gazetën express thotë: Paramendojeni sikur…
By
Redaksia
1 Min Read
