Interneti kontrollohet nga 14 persona

Kjo gjë tingëllon si e nxjerrë nga librat për konsiparcion të Dan Brownit, por s’është aspak e tillë. I tërë interneti është i kontrolluar nga shtatë çelësa, fizik, transmeton Klan Kosova.
Rituali shumë sekret njihet si “ceremonia e çelësit”.

Njerëzit që marrin pjesë në të janë pjesë e organizatës që quhet Koorporata e Internetit për Caktim të Emrave dhe Numrave (ICANN).

Përgjegjësi e këtij organizmi është ca ktimi i numrave të adresave të webfaqeve dhe kompjuterëve dhe përkthimi i tyre në adresa normale që shkruhen në shfletues interneti.

Për shembull, adresa 104.28.24.104 është e barbartë me klankosova.tv. Por, shkruarja e kësaj adrese është me e komplikuar sesa të shkruhet me shkronja. Kështu, ICANN i përkthen numrat (më lehtë të përdorshëm për kompjuterët) në shkronja (më lehtë të përdorshme për njerëzit).

Nëse dikush do të merrte kontrollin e databazës së ICANN, ai do të kontrollonte interneit. Për shembull, ai do të mund të ridrejtonte njerëzit në faqe të rrejshme banke, në vend të të vërtetave.

Në anën tjetër, nëse ndonjë avari do të ndodhte, databaza e ICANN do të duhej të rindërtohej. Kështu, organizata zgjodhi shtatë njerëz, duke u dhënë secilit prej tyre çelësin e internetit. Poashtu, zgjodhi edhe shtatë të tjerë më çelësa rezervë.

Çelësat fizik hapin depozita në të gjithë botën. Brenda tyre, janë ‘çelësat e mençur’. Të shtatë çelësat së bashku formojnë ‘kryeçelësin’. Në të vërtetë, ai është një kod kompjuterik, lloj fjalëkalimi që të jep qasje në databazën e ICANN.

Që nga viti 2010, mbajtësit e çelësave takohen katër herë në vit, për të krijuar një ‘kryeçelës të ri’, ose thënë ndryshe, një fjalëkalim të ri.

Siguria në këtë ngjarje është në kulm. Thuhet se arritja deri tek vendi ku ndodhë kjo përfshinë kalimin nëpër dyer me kode, skanerë dore dhe shumë masa tjera sigurie. Ndërsa vetë dhoma, është e siguruar në atë mënyrë që asnjë sinjal elektronik nuk del ose hyn aty.

Artikulli paraprakShën Valentini si spektakël i absurdit
Artikulli vijuesBateritë e “përjetshme”