Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë ka thënë: Turqia me zjarrin dhe sulmet e kryera në Siri, dëshmon qartë se është mbështetëse e terrorizmit ndërkombëtar.
Maria Zakharova zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë shtoi: Ky veprim i Turqisë gjithashtu dëshmon se Ankaraja përdorët nga mercenarët dhe terroristët si Pikëkalimi për të shkuar në Siri.
Zakharova i kërkoi Bashkësisë Ndërkombëtare që të përqendrohet në gjendjen katastrofike në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë që ka lindur për shkak të veprimeve të shtetit të Rexhep Taip Erdogan presidentit të Turqisë.
Zakharova tha se mediat botërore janë të shqetësuar për gjendjen humanitare në Siri dhe akuzojnë Rusinë për këtë gjë, por ato harrojnë dhe nuk i kushtojnë vëmendje asaj që po ndodh në kufijtë mes Sirisë dhe Turqisë dhe se çfarë bën Turqia atje.