Lavrov: Europianët duhet të lënë anash lojrat gjeopolitike

Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov ka deklaruar se europianët duhet të lënë anash lojrat gjeopolitike në momentet kur ballafaqohen me terrorizëm. Lavrov gjatë takimit me homologun gjerman, Fran Valter Shtanmajer ka deklaruar se Rusia është e përgaditur që të bisedoj për luftën kundër terrorizmit.

“  Shpresoj se të gjithë europianët të cilët ballafaqohen me kërcënimin e terrorizmit në momentet kur sulmet terroriste sulmuan Brukselin, do ti lënë anash lojërat gjeopolitike dhe do të bashkohen me qëllim që tju pamundësoj terroristëve të mos jenë kryesor në kontinentin tonë”, ka deklaruar Lavrov.

Artikulli paraprakSi t’ia largoni fëmijës shprehinë e sharjes?
Artikulli vijuesBFI ngushllon Bruxelin… Harron Ajlanin e vogël!