Pas 18 orësh dialog në Bruksel përmbushen 4 kërkesat e Beogradit

Pas 18 orësh e gjysmë palët biseduese të Beogradit e të Prishtinës kanë arritur marrëveshje: është zgjidhur çështja e letërnjoftimeve, është hequr bllokada për kamionët me materie të rrezikshme, nuk do të ketë ndalesë për zyrtarët serbë, kur zgjedhjet serbe në Kosovë do të mbahen të dielën, të mbështetura nga OSBE-ja, sikurse më 2014, transmeton Koha.net.

Kështu raporton RTS-ja, e cila citon drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin, të ketë thënë se bisedimet ishin të vështira, por me rezultate të mira.

Sipas tij janë përmbushur të gjitha kërkesat e Serbisë.

Nga delegacioni i Kosovës ende nuk ka një njoftim për bisedimet e djeshme me Serbinë në Bruksel.

Artikulli paraprakHelmi i gjarprit më i mirë se morfiumi
Artikulli vijuesClinton dhe Trump fitojnë New Yorkun