Kasami: Çdo protestë kundër regjimit VMRO-BDI e përkrahim

“Çdo protestë kundër regjimit e përkrahim”, kështu u përgjigj kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në pyetjen se a do të merr pjesë partia e tij në protestën e nesërme të organizuar nga Lëvizja për Reforma në PDSH-së.

Në lidhje me atë se a do të merr pjesë ai personalisht, apo përfaqësuesit e kryesisë, Kasami tha se atë çdokush do ta vlerësojë vet.

“Si në protestat tjera edhe në këtë, çdokush do ta vlerësojë vet se a do të merr pjesë apo jo, nëse janë protesta qytetare atëherë, çdokush si qytetarë ka liri të vendosë vet”, tha për Portalb, Kasami.

Kryetari i Lëvizjes Besa tha se ata nuk janë organizator të kësaj proteste, dhe sipas vendimit të kryesisë, parimisht ata i përkrahin të gjitha protestat kundër këtij regjimi, por se a do të shkojnë në mënyrë grupore apo individuale, Kasami për Portalb tha se Lëvizja Besa nuk ka vendim se kush duhet të shkojë apo të mos shkojë.

Artikulli paraprakPas truprojave të Mijalkovit dajak i japin edhe Milenkos
Artikulli vijuesSi ta ndihmoni fëmijën që belbëzon?