BOMBARDIME DHE PËRLESHJE TË DHUNSHME NË DAMASK DHE HALEP

Përleshje të dhunshme shpërthyen të enjten mes ushtarëve dhe rebelëve në lokalitetin Daraja pranë Damaskut, ku një nënë dhe katër fëmijët e saj humbën jetën, ndërsa qyteti i Halepit u bombardua rëndë, bënë të ditur burime zyrtare siriane.

Sipas një bilanci paraprak nga Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), të paktën 72 persona humbën jetën sot nga aktet e dhunës në të gjithë Sirinë, ku 19 trupa të pajetë u zbuluan në Madamijat al-Cham, pranë Damaskut dhe në Kafar Suse, një lagje e kryeqytetit.

“Qyteti Daraja, 7 kilometra në jug të Damaskut, u bombardua rëndë nga trupat e regjimit”, theksoi OSDH.

“Një nënë dhe katër fëmijët e saj u vranë nga bombardimet në Madamijat al-Cham”, shtoi organizata me seli në Britaninë e Madhe.

“Përleshje të dhunshme shpërthyen në Daraja, Hajar el-Asuad, në jug të Damaskut duke shkaktuar 10 të vdekur”, sipas të njëjtit burim.

Artikulli paraprakPANAIRI I USHQIMEVE HALLALL HAPET NË STAMBOLL ME 11 TETOR
Artikulli vijuesGJIGANTI I INFORMATIKËS "MICROSOFT" NDRYSHON LOGON 25-VJEÇARE