Lëvizja “Vetëvendosje” pritet që sot në ora 14:00 të mbajë një konferencë për media, në lidhje me qëndrimet e saja për Kuvendin e Kosovës.
Partia e drejtuar nga Visar Ymeri pritet që përfundimisht t’i kthehet punës së Kuvendit.
“Sot në orën 14:00, Visar Ymeri dhe Glauk Konjufca mbajnë konferencë për medie në lidhje me qëndrimin e mëtutjeshëm të VETËVENDOSJE!-s ndaj pjesëmarrjes në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Ndryshe, seanca e fundit në të cilin ishin deputetët e “Vetëvendosjes” kishte të bëjë me votimin e presidentit Thaçi, më 26 shkurt.