Poston foto me armë, kontrollohet nga policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person, pasi i njëjti postuar disa foto me armë zjarri të llojit AK-47, e cila dyshohet të jetë armë e vërtet.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në Strellc të Ulët, në Deçan.

Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e cal. 7.62 mm. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Artikulli paraprakÇfarë janë fibrat dietike dhe rëndësia e tyre?
Artikulli vijuesHP prezanton Slate21 Pro (all-in-one), PC-në e bazuar në Android