Shumica e njerëzve shfrytëzojnë drurin për të ngrohur dhomën dhe pjekur ushqimin, ndërsa çarja dhe copëtimi i këtij materiali bëhet kryesisht me dorë.
Në mënyrë që të gjendet një zgjidhje më e lehtë, pos formës manuale janë bërë përpjekje prej shumë kohësh, por ende sëpata është më efikasja, transmeton Telegrafi.
Sidoqoftë, së fundmi është krijuar një pajisje me bisht të gjatë dhe dy tehe në maje.
Në mënyrë që të përdoret GropRock, duhet që drunjtë të vihen në një bazament betoni, sipër të cilit ndodhet pjesa e jashtme e një rrote automobili.
Shikoni në videon e postuar më poshtë se si funksionon ky mjet, për të çarë drunjtë që ndodhen brenda rrotës. /Telegrafi/