Gjashtë gjërat e bukura që i pamë vitet e kaluara në Ramazan

1. Të krishterët ndihmojnë muslimanët në Palestinë
1

Gjatë ramazanit të vitit të kaluar krishterët i ndihmuan muslimanët. Një numër i madh i palestinezëve udhëtonin në Jerusalem për tu falë dhe për t’i vizituar familjarët e tyre. Kur krishterët panë se muslimanët kanë vështirësi për të arritur në kohë në iftar apo syfyr për shkak të pritjeve të gjata në punktet e kontrollit izraelit, ata vendosën që t’i shërbenin muslimanët me ujë dhe ushqim për të bërë iftar apo syfyr.

2. Rrugët e Kajros u shndërruan në restorante humanitare
2

Ramazanin e kaluar në Kajro kompanitë private, xhamitë, organizatat humanitare, lagjet dhe individ organizonin iftare. Këto iftare humanitare organizoheshin për skamnorët por edhe për të tjerët.

3. Çdo ramazan këto vajza ndihmojnë të varfrit në Sri Lank.
3

Disa vajza që punojnë si ndihmëse nëpër shtëpi në Sri Lankë kanë kursyer para katër muaj para ramazanit. Ata dëshirojnë të ndihmojnë skamnorët në fshatin e tyre i cili ishte shkatërruar nga përmbytjet e ujit. Këto gra që fitojnë nga 20 euro vendosën të ndajnë nga ato para dhe të blejnë ushqim për të varfrit gjatë ramazanit

4. Muslimanët dhe hindusët agjërojnë bashkërisht
5

Në Mahoba, rajon në veri të Indisë, hindusët kanë filluar kampanjën që ka për qëllim të tërheq vëmendjen e politikanëve dhe të përmirësoj shërbimet e dobëta shëndetësore në këtë vend që ka efekt për të gjithë para marë parasysh etninë dhe fenë. Përveç kësaj ata dëshiruan të tregojnë se të dy fetë mund të jetojnë në harmoni. Hindusët agjëruan ditët e para të ramazanit bashkë me muslimanët.

5. Reprezentacioni futbollistik i Algjerisë dhuron çmimin nga Kampionati botërorë
6

“Ata kanë nevojë për para, jo ne”, tha në vitin 2014 Islam Slimani, sulmuesi i Algjerisë kur vendi i tij dhuroi fondin shpërblyes nga kampionati botërorë. Ata morën 9 milionë dollarë dhe të gjitha këto para i dhanë për Gazën.

6. Muslimanët amerikan ndihmuan në ndërtimin e kishës
7

Muslimanët amerikan ndihmuan në ndërtimin e kishave të djegura të bashkësisë së krishtere. Sipas mediave tre organizata muslimane tubuan para për restaurimin e kishave.

Burimi: Islambosna.ba

Përktheu: A. D. Islampress

Artikulli paraprakMustafa në Samitin e Liderëve në Paris – kërkon liberalizimin e vizave
Artikulli vijuesKrishterja agjëron Ramazanin, në mbështetje të miqve muslimanë