“Siç e dini jemi futur në këtë Bajram duke qenë aktivë në luftën kundër terrorizmit por për deri sa të vazhdojë uniteti dhe vëllazëria tek populli jonë jam i bindur që ne mund ti kalojmë problemet e terrorit”
Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan pas faljes së namazit të Fitër Bajramit në xhaminë Mimar Sinan në Stamboll, në dalje i’u përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me ngjarjet më të fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Erdoğan në lidhje me sulmin terrorist në aeroportin Ataturk në Stamboll tha: “Deri më tani janë arrestuar 30 persona. Bashkë me këto 30 persona mund të merren të dhëna të dobishme në lidhje me të ardhmen. Pas marrjes së këtyre informacioneve do të thellohen hetimet. Sikurse e shikon, ka nga Dagistani, Kirghizistani dhe Taxhikistani. Për fat të keq ka persona nga vendet fqinje të veriut. Ngjarja është ndërmarrë sipas procedurave dhe metodave të DAESH-it. Jemi në ndjekje të kësaj çështjeje. Në fund të fundit kemi të bëjmë me një ngjarje terroriste dhe kemi humbur 45 vëllezër dhe miq tanë.”
“Ne sigurisht që do ti kalojmë pengesat e terrorizmit”
“Siç e dini jemi futur në këtë Bajram duke qenë aktivë në luftën kundër terrorizmit”, tha Erdoğan dhe më pas shtoi: “Në këtë pikëpamje kemi hyrë në këtë festë duke përjetuar shumë probleme. Por un jam një njeri që besoj shprehjen që çdo lindje vjen me dhimbje. Edhe kjo gjë mendoj që do të jetë kështu. Mendoj që fundi i kësaj do të jetë shumë për të mirë dhe luftën kundër terrorizmit bashkë me ushtrinë, policinë dhe rojet e fshatrave do ta vazhdojmë me vendosmëri. Ashtu sikurse vazhdoi gjatë muajit të Ramazanit, do të vazhdojë edhe pas festës së Fitër Bajramit gjithmonë e në rritje. Këtë dua ta them hapur. Për deri sa të vazhdojë uniteti dhe vëllazëria tek populli jonë jam i bindur që ne mund ti kalojmë problemet e terrorit.”
Presidenti Erdoğan në lidhje me takimin me homologun rus, Vladimir Putin, tha: “Ministri jonë i Punëve të Jashtme u takua me Lavrov-in në Soçi dhe sipas gjasave këtë muaj ose brenda muajit gusht, përpara takimit të vendeve G20 mund të kemi një takim.”
Ndërsa në lidhje me ngjarjet më të fundit në Egjipt, Erdoğan është shprehur: “Nuk ka ndonjë faj në këtë mes. Çfarë të them. Edhe pse nuk ka ndonjë faj si vrasje, marrja e vendimeve për Mursin dhe shokët e tij janë vendime tavoline. Ne nuk i bashkohemi këtyre vendimeve pasi pajtimi me zullumin është zullum. Të gjithë egjiptianët janë vëllezërit tanë. Mendoj që pajtimi jonë me një vendim të tillë, na lë në pozitë shumë të vështirë si njerëz, muslimanë dhe persona që i besojmë demokracisë.”
Presidenti Erdoğan në lidhje me refugjatët sirianë u shpreh: “Synimi jonë kryesor është të bëjmë të mundur akomodimin dhe mirëpritjen e refugjatëve në kampe dhe më pas shpërndarjen e tyre në rajone dhe qytete ku atyre mund të ju shërbehet më mirë. Normalisht në mesin e tyre ka persona me kualifikim të lartë. Ne duhet që ti vlerësojmë këto njerëz në vendin tonë. Në veçanti në kuadër të vlerave tona të përbashkëta duhet që të mësojmë dhe ti mësojmë këta njerëz. Kështu mund ti ndihmojmë ata që të jetojnë edhe më mirë.”
Presidenti në fund të fjalës së tij uroi besimtarët muslimanë në Turqi dhe në të gjithë botën për festën e Fitër Bajramit.