Një tjetër sulm i përgjakur ka ndodhur sot në Gjermani. Siç raporton gazeta gjermane Bild, sot pasdite në afërsi të Shtutgardit, një person ka vrarë një grua dhe ka lënduar të paktën dy të tjerë duke përdorur një hanxhar. Policia ka arrestuar burrin që akuzohet për këtë sulm. Gazeta Bild raporton se sulmuesi ka dalë me hanxhar në dorë nga një lokal qebapësh, ku sipas informacioneve të para punonte gruaja që u vra gjatë këtij sulmi. Një prej dëshmitarëve thotë se sulmuesi u sillte si i çmendur, duke sulmuar në afërsi të një patrulle policore. Policët kanë arritur ta mposhtin dhe ta arrestojnë, por vetëm pasi ka shkaktuar një viktimë. Policia ka konfirmuar se bëhet fjalë për një refugjat sirian, por akoma nuk ka zbardhur emrin e sulmuesit. Motivi mbetet ende i paqartë. /SHENJA/
You Might also Like
Turqia reagon ndaj vendimit evropian për synetin
Vazhdojnë reagimet ndaj vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që fëmijët të mos…
By
Redaksia
1 Min Read
Mjekët duan pagë 1500 € që mos të punojnë në sektorin privat
Paga e mjekut specialist është rreth 600 euro në muaj, derisa infermieri për punën që…
By
Redaksia
4 Min Read
Mersel Bilalli në “10 Minuta”: Kriza e refugjatëve pasojë për Maqedoninë
Në emisionin 10 minuta analisti Mersel Bilalli tha se toleranca nga faktori ndërkombëtar, ndaj partive…
By
Redaksia
2 Min Read
Lindja e nipave të Pejgamberit a.s, Hasanit dhe Husejnit
Vitin e tretë hixhrij ka lindur nipi i Pejgamberit, udhëheqësi i urtë dhe fisnik Hasani…
By
Redaksia
2 Min Read
Enes Goga sonte në RTK
Kryeimami i Pejës, Enes Goga do të jetë i ftuar në një emision në RTK…
By
Redaksia
1 Min Read
Ju nuk reagoni në këtë mënyrë kur foto e pllakata ngjesin agjensitë tjera
Po du me vnu në pah që ju nuk reagoni në këtë mënyrë kur foto…
By
Redaksia
1 Min Read
