Ndaj përgjigjes së Tomor Qelës, në lidhje me 6600 hektarët që, sipas Florim Isufit, Mali i Zi i kishte deklaruar më pak se sa që ka pas demarkacionit, ka reaguar sërish gjeografi Isufi.
Për KTV-në, Qela kishte thënë se këto harta janë vetëm harta të kadastrave tokësorë dhe sipas gjitha gjasave, nuk është përfshirë territori ujor, ku sipas Qelës, nëse hiqen rreth 68 kilometra hapësirë e liqenit të Shkodrës del në përputhshmëri me Hartën e Eurogeographices.
Kjo është përgjigja e Isufit:
Liqeni i Shkodrës gjendet në mes dy shteteve Shqipëri dhe Mali i Zi. Ka sipërfaqe prej rreth 368 km2 me një thellësi maksimale prej 44m dhe me një lëvizje të thellësisë ±6m.
Sipas përkatësisë territoriale rreth 2/3 e liqenit i takojnë Malit të Zi, ndërsa pjesa tjetër Shqipërisë. Nga kjo del se vetëm 149km2 i takojnë Shqipërisë, ndërsa 219km2 Malit të Zi.
Një llogaritje elementare matematikore:
Nëse Mali i Zi ka hapësirë tokësore 13812 km2 kur t’i shtohen edhe 219 km2 sipërfaqe ujore e liqenit të Shkodrës pa llogaritur edhe hapësirat tjera ujore, del se Mali i Zi ka sipërfaqe prej 14031km2.
Nëse Mali i Zi sipas Eurogeographics ka 13878 km2 kur i zbresim sipërfaqen ujore të Liqenit të Shkodrës del se Mali i Zi sipërfaqe tokësore ka 13659km2.
As njëra nga kalkulimet e thjeshta nuk ka përputhje me sipërfaqen e Malit të Zi sipas publikimeve statistikore nga viti 1945 deri me 2015.
Për këtë arsye analizat gjeohapësinore dhe gjeomatike kanë relevant shkencore në zgjidhjen e problemeve të trashëguara me kohë. Në hartën e Eurogeographics sipërfaqja e Malit të Zi është llogaritur së bashku me sipërfaqen e liqenit të Shkodrës si hapësirë brenda territorit (shih hartë e Malit të Zi) dhe për këtë arsye nuk mund të thuhet se kur të zbritet sipërfaqja e liqenit të Shkodrës, Mali i Zi do ti ketë 13812 km2.
Dallimin në km2 mund ta gjeni dhe llogaritni vetëm nëse krahasoni hartën e Malit të Zi në Eurogeographics me hartën e Malit të Zi në Adriatik Atllas (hartë zyrtare nga qeveria malazeze) dhe me hartën e zonave kadastrave të KSA Kosovës viti 1974.
Në bazë të analizave të shumë hartave të Malit të Zi dhe në bazë të hartës së zonave kadastrave të Kosovës të vitit 1974 me të cilin disponon autori i këtij teksti del se një pjesë e territorit të Kosovës mbetet jashtë, ndërsa Mali i Zi shton sipërfaqe.
Këtë mund ta vërtetojë secili njohës i kësaj problematike me anën e këtyre dokumenteve. Ne jemi të hapur dhe të gatshëm, po ju?
You Might also Like
EGJIPT – PRESIDENTI MUHAMED MURSI EMËRON ZËVENDËSPRESIDENTIN
Presidenti egjiptian, Muhamed Mursi emëroi të dielën zëvendëspresident, gjyqtarin Mahmud Meki, bënë të ditur burime…
By
Redaksia
0 Min Read
Vazhdimi i mandatit të EULEX-it për shoqërinë civile është laj i keq
Nuk pritet ndryshim i madh në qasjen e misionit evropian për sundimin e ligjit EULEX…
By
Redaksia
1 Min Read
Edi Rama, fyerje ndaj muslimaneve
Kryeministri Rama shfaq racizëm ndaj muslimanëve për emërimet në administratën shtetërore. I ftuar në emisionin…
By
Redaksia
3 Min Read
Macron, vizitë shtetërore në SHBA
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të bëjë vizitë shtetërore në Shtetet e Bashkuara nga…
By
Redaksia
1 Min Read
Sonte, nata e çmimeve “Oscars”, mes tyre edhe “Shok”
Sonte, më 28 shkurt, do të ndahen çmimet “Oscars”, në të cilën për herë të…
By
Redaksia
1 Min Read
“Më 15 korrik patëm mundësinë të shikojmë se kush është mik dhe armik i Turqisë”
ANKARA (AA) – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë pjesë në ceremoninë e…
By
Redaksia
2 Min Read
