Enver Sekiraça mund të bëhet dëshmitar bashkëpunues për veprimtarinë kriminale në Kosovë, pjesë e së cilës besohet se ka qenë edhe vetë. Si i tillë po trajtohet nga autoritetet e EULEX-it.
Sekiraça po mbahet në një pavijon brenda Burgut të Dubravës, në të cilin mbahen dëshmitarët bashkëpunues dhe dëshmitarët e dënuar. Atje është dërguar të premten, disa orë pas arrestimit.
Autoritetet kosovare nuk dinë për këtë veprim të një prokurori të EULEX-it i cili po i kryen hetimet.
Burime brenda procesit i kanë thënë “Kohës Ditore” se Sekiraça ka çka të tregojë në mënyrë të veçantë për Policinë e Kosovës dhe për përvojën e tij si i burgosur në një kamp të UÇK-së.
Sekiraça ndodhet në një pavijon me një polic të Kosovës, i cili ka fituar statusin e dëshmitarit bashkëpunues në rastin e shpërthimit në lokalin “Sekiraça” në Prishtinë.
Me dëshminë e tij ai e ka shfajësuar Enver Sekiraçën nga shumë përgjegjësi penale që i janë vënë shumë vjet, derisa ka fajësuar veten dhe shokët nga Njësia Speciale e Policisë së Ferizajt, të cilët sipas tij, planifikonin ta vrisnin atë.
Enver Sekiraça dhjetë muaj para se të dorëzohet ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me EULEX-in, ndërsa ka vënë kushte para dorëzimit . Ai frikësohej nga vendorët, ndërkaq synon të dalë i pafajshëm para gjykatësve ndërkombëtarë shkruan “Zëri”.
Janë tri kushte që sekiraça u ka vënë EULEX-it. E para, Sekiraça ka kërkuar nga ndërkombëtarët që t’i ofrojnë siguri dhe të jetë i pandehur i mbrojtur. Sekiraça ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit dhe jo të qëndrojë në burgim, dhe e treta që të gjykohet nga ndërkombëtarët. /Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Thaçi ia ofroi Papa Françeskut statusin e veteranit të UÇK’së – Humor :)
Portali PamPress ka siguruar një informacion ekskluziv nga Selia e Shenjtë në Vatikan, që ka…
By
1 Min Read
TË ENJTEN, PROTESTOHET
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka bërë të ditur se do të…
By
1 Min Read
Historianët e Deçanit: Sulmi ndaj xhamisë në Velikincë i papranueshëm, tentim për rritjen e urrejtjes ndër fetare në Kosovë
Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, e dënon ashpër…
By
1 Min Read
Thaçi vlerëson lobimin për UNESCO të hebreut, ekspert të arkitekturës islamike (Dokument)
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme e ka vlerësuar shumë lobimin…
By
1 Min Read
Bisedimet të kushtëzohen me kthimin e të pagjeturve
Qindra qytetarë i janë përgjigjur ftesës së Rrjetit të Grupit të Grave dhe Thirrjeve të…
By
4 Min Read
Edhe 72 ndërmarrje në dorë të uzurpatorëve
Më shumë se 72 ndërmarrje shoqërore (NSH) në gjithë territorin e Kosovës edhe më tutje…
By
1 Min Read
