Stamboll, operacione ndaj kompanive që dyshohen se ofrojnë mbështetje për FETÖ-n

Në Stamboll është kryer operacion ndaj 44 kompanive për të cilat pretendohet se organizatës FETÖ, i japin mbështetje financiare

STAMBOLL (AA) – Në kuadër të hetimit në lidhje me tentativën për grusht shteti të organizatës terroriste FETÖ, në Stamboll është kryer operacion ndaj 44 kompanive, për të cilat pretendohet se organizatës i japin mbështetje financiare, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet nga Dega e Luftës kundër Krimeve Financiare pranë Departamentit të Policisë së Stambollit, kanë kryer operacion ndaj 44 kompanive për të cilët pretendohet se i japin mbështetje financiare FETÖ-s.

Në operacionin e mbështetur njëkohësisht edhe nga ekipet e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, së pari kanë filluar kërkimet në lagjet Üsküdar dhe Ümraniye në Stamboll, ku gjendet edhe një holding.

Në kuadër të operacionit, për 120 persona të cilët mësohet se janë udhëheqës të kompanive është dhënë vendimi që të ndalohen.

Ndërkohë vazhdojnë punimet e ekipeve policore në ndërtesat e kompanive.

 

Artikulli paraprakSNHR: Nga sumet e Rusisë në Siri kanë humbur jetën mbi 2.700 persona
Artikulli vijuesFETÖ nëpërmjet kompanive fiktive ka transferuar paratë në SHBA