Në shekullin e 16-të, Britania e Madhe ka përjetuar atë që njihet si periudha e artë gjatë monarkisë së të famshmes të mbretëreshës Elizabeta e Parë.
E veçanta e kësaj perjudhe është se e gjithë kjo kohë e artë ka qenë e karakterizuar nga një aleancë e fortë me botën islame. Politikat e jashtme dhe ekonomike kanë qenë të udhëhequra pikërisht nga impakti i kësaj aleance, e cila sot injorohet totalisht dhe lihet qëllimisht në harresë.
Që nga hipja në fron në vitin 1558, Mbretëresha Elizabetë filloi të ngulte këmbë në angazhimin e drejtuesve nga Irani, Turqia dhe Maroku për poste në diplomaci, ushtri dhe tregëti. Në të njëjtën kohë, jeta kulturore, falë dhe këmbimeve tregtare dhe sidomos importimit të materialeve zbukuruese (si orendi për shtëpinë, copa për veshje mobiljesh) dhe të produkteve ushqimore (si erëza dhe vaj, apo ëmbëlsira) filloi të ndikohej nga bota islame.
Kështu Islami, në format e ndryshme dhe në fusha si politikë, ushtri dhe tregëti luajti një rol të rëndësishëm në historinë e Anglisë gjatë asaj kohe. Kur retorika anti-muslimane del shpesh në pah në diskursin politik, duhet t’i kemi parasysh këto fakte historike të cilat duhen vlerësuar si pjesë e të kaluarës. /tesheshi.com/