Kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar takime sekrete me ish-dipomatin amerikan , James Padrew, i cili po lobon që tenderin për PTK-në ta fitojë konzorciumi i kryesuar nga Aavicena, mirëpo halli i shefit të Qeverisë është se si ta largojë nga loja ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeline Albright.
Sipas letërkëmbimi të siguruar nga “Zëri” mësohen detaje të bisedave interne, ku kryeministri Thaçi u thotë atyre se e ka të vështirë të zgjedhë mes kompanisë së Albright dhe Pardew. Ndërsa fjalët e Thaçit, sipas tyre, dalin të jenë lajka, pasi sipas tyre, dalin të jenë lajka, pasi sipas tyre “i dërguari i kryeministrit”, siç e cilësojnë njërin nga pronarët e medieve në Kosovë, u ka thënë se shqetësim kryesor i Thaçit është që të mos e tradhtoj ish-sekretaren amerikane të shtetit, Albright.
Sipas letërkëmbimit, Pardew ka marrë mbështetje të fortë edhe nga AAK, gjatë një darke pune që ka pasur me një zyrtar të lartë të kësaj partie për rreth dy orë. Ky zyrtar i AAK-së madje i ka premtuar se së shpejti kjo parti do të jetë në koalicion me partinë e Thaçit.
Lobuesit sipas letërkëmbimit janë takuar edhe me Presidenten Atifete Jahjaga dhe kreun e LDK-së Isa Mustafa.kohaislame
You Might also Like
Kurti: Tash e kemi “Bac, u kry!” pjesa e dytë
Deputetët nga radhët e lëvizjes “Vetëvendosje” nuk morën pjesë në seancën solemne me rastin e…
By
Redaksia
7 Min Read
Kuvendi sot diskuton privatizimin në Kosovë
Në seancën e sotme, pas shterimit të pikave të përhershme të seancave të rregullta: koha…
By
Redaksia
1 Min Read
Malisheva nuk pranon të jetë nën Gjakovë
Pas krijimit të Regjionit të Gjakovës, Peja e Prizreni kanë humbur një territor të madh.…
By
Redaksia
2 Min Read
(Video) Këshilla dhe udhëzime që kanë të bëjnë me zgjedhjet nga hoxhë Enis Rama
Koha për të votuar po afrohet, andaj te secili nga ne shfaqet pikëpyetja se çfarë…
By
Redaksia
0 Min Read
Çollaku nuk pret që demarkacioni të jetë pengesë në votimin e sotëm në komitetin e PE’së
Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE), i Parlamentit Evropian pritet…
By
Redaksia
5 Min Read
Vetëvendosje: Krimi i 10 shkurtit nuk vjetrohet
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar disa aktivitete, me rastin 11 vjetorit të protestës së 10 shkurtit,…
By
Redaksia
1 Min Read
