Spahiu ishte feudal osman që zotëronte feud (timar) me të ardhura vjetore deri në 20.000 akçe. Spahiu e gëzonte timarin me kusht që të shkonte në luftë si kalorës i armatosur me shpenzimet e veta sa herë që e quante të nevojshme pushteti qendror. Kur nuk i përgjigjej thirrjes, spahiu zhvishej nga feudi, kurse po të kryente mirë shërbimin ushtarak shpërblehej me zmadhimin e feudit. Zotërimi i timarit nuk ishte i përjetshëm, por i biri i spahiut mund të trashëgonte timarin nëse ai përmbushte detyrimet që kishte i ati. Në shek.XV-XVI spahinjtë përbënin pjesën dërrmuese të klasës feudale, si dhe forcën më të rëndësishme ushtarake të Perandorisë Osmane në përgjithësi e po ashtu të trevave shqiptare në veçanti. Me shthurjen e sistemit të timarit u dobësua pozita ekonomike, shoqërore e politike e spahinjve.
You Might also Like
Gjermanët ende këmbejnë marka me euro, në qarkullim vazhdojnë 13 miliardë marka gjermane
Gjermanët duket se janë nostalgjikë ndaj monedhës së vjetër, Markës, pasi rreth 14 vite pas…
By
2 Min Read
“Facebook”, zilia dhe palumturia
Shkencëtarët vërtetuan se përdorimi i rrjetit më të madh social në botë “Facebook” i bën…
By
1 Min Read
Si të gjeni sponsorë për mbulimin e një ngjarje
Nëse keni mungese të parave,dhe ju duhen per mbulimin e nje ngjarje paratë dhe keni…
By
2 Min Read
Vrasja e komandantit sirian rrezikon procesin e paqes
Vrasja e liderit më të madh të rebelëve Sirian, po shihet si një kërcënim për…
By
1 Min Read
Sa vetura eksportohen nëpër botë?
Sipas të dhënave të “World’s Top Export” eksporti global i veturave në vitin 2015 arriti…
By
2 Min Read
Martesa e hershme e Muhamedit me Ajshen – sqarim i akuzave
Fatkeqësisht në vazhdimësi shohim përpjekjet e misionarëve të krishterë, të fokusuara primarisht në satanizimin e…
By
14 Min Read
