Pse ka rëndësi pastrimi i mirë i fytyrës?

Çdo 28 ditë lëkura përjeton një cikël të përtëritjes së natyrshme. Qelizat e vdekura dalin në sipërfaqe dhe qërohen, duke nxjerrë në pah një ten të shëndetshëm dhe shkëlqyes.
Ne mund ta ndihmojmë, apo ta pengojmë këtë proces. Për këtë shkak, pastrimi i rregullt i fytyrës është hapi më i rëndësishëm i rutinës së përditshme kozmetike!
Për përtëritjen e përditshme të lëkurës dhe higjienën e fytyrës ka shumë rëndësi heqja e cdo kremi dhe maske para rënies në gjumë. Para vënies së kremave ose maskes në mëngjes fytyrën duhet pastruar përsëri, në mënyrë që të heqim mbetjet e kremit të natës dhe të yndyrës së grumbulluar. Që të jenë të dobishme dhe kualitative, preparatet për pastrim të fytyrës nuk është e thënë që të jenë të shtrenjta.

Hapi i parë është pastrimi “i ashpër” i fytyrës, respektivisht heqja e grimit, yndyrave dhe papastërtive të tjera. Këtë mund ta bëni duke përdorur qumësht kozmetik, xhela të ndryshëm, shkuma apo preparate ‘3 në 1’, sikur që është preparati për piling, maskë dhe xhel për pastrimin e fytyrës, nga linja “Avon Solutions Freshest Pure”.
Në linjën e lansuar tash vonë, “Nivea Aqua Effect”, që bazohet në teknologjinë hidratuese “Hydra IQ”, mund ta gjeni shkumën hidratuese për pastrimin e lëkurës normale dhe të përzier, si dhe shkumën qetësuese për pastrimin e lëkurës së thatë të fytyrës.
Qumështi kozmetik për pastrimin e thellë të lëkurës mund të përdoret te të gjithë tipat e lëkurës, derisa qumështi ushqyes “Oriflame Giordani Gold” njëkohësisht hidraton fytyrën dhe ngadalëson plakjen, falë ekstraktit të orkidesë.
Hapi i dytë në ritualin e domosdoshëm ditor të pastrimit të fytyrës, nënkupton heqjen e yndyrave dhe papastërtive të tjera me anë të tamponëve të zhytur në losion.
Pasi që tamponi të mbetet i pastër kur me të e fërkoni fytyrën, qafën dhe dekoltenë, dmth se e keni bërë pastrimin si duhet.

 

Artikulli paraprak“Veriu i Kosovës dhe perspektiva europiane”
Artikulli vijuesFlokë të shëndetshëm vetem me vaj ulliri