Në fakt në botë ekziston vetëm një e vërtetë. Për ta arritur atë duhet mund i madh, zgjuarsi dhe ç’është më e rëndësishme argument. Jeta e njeriut është aq e çuditshme saqë e vërteta rreth saj është vështirë të kuptohet kalimthi. Që nga krijimi i njeriut të parë e deri më sot, janë trilluar sa e sa sajesa rreth vërtetësisë ekzistenciale të njeriut. Shumica e njerëzimit ka rënë në humnerën e pafund pikërisht si rezultat i mosnjohjes të së vërtetës dhe ç’është më e keqja ata as që po e analizojnë që një rrugë e tillë i ka dhënë fund jetës së tyre. Nëse e shikojmë botën sot, e shohim se ajo është stërmbushur me religjione, kulte dhe grupe të ndryshme dhe të gjitha këto duke pretenduar tangenten me të vërtetën e cila në fakt është një. Injorimi i së vërtetës apo neglizhimi i analizimit të saktë të saj janë pikërisht shkaqet që kanë pjellur këtë pafundësi kultesh dhe ideshë rreth të vërtetës së saktë… Këto besime apo religjione janë emëruar sipas emrit të themeluesit të tij, apo popullit në të cilin është paraqitur. P.sh. krishtërimi është emëruar sipas emrit të të dërguarit Krishtit, Budizmi sipas emrit të themeluesit të tij Buda, etj.
Midis tyre janë edhe Dëshmitarët e Jehovait, një “religjion” që kontrollon mendjen e atyre që besojnë në të; një ndërmarrje shtypi që kap vlerën e triliona dollarëve. Aktiviteti i tyre është shumë i gjerë. Mund t’i keni parë në rrugë duke u ofruar revistat e tyre kalimtarëve ose edhe mund të keni folur shkurtimisht me ta në derën tuaj. Janë më së shumti të njohur për profecitë e shumta të bëra të cilat kurrë nuk u realizuan…
Krerët themeluesi të Dëshmitarëve të Jehovait
Organizata e Dëshmitarëve të Jehovait u themelua në vitin 1879 nga Charles Russel, ky njeri me një biografi që lë vërtetë për të dëshiruar sidomos me rënien e tij të paprecedent në tradhëti bashkëshortore, gjë që i kushtoi pas 27 vjet martesë divorcimin e njëanshëm të gruas së tij që sikurse ai pretendonte se ishte profete, incident në të cilin ai në 1906 shpallet fajtor nga trupi gjykues… Ai vetëshpallet prift gjë të cilën nuk ia njohu asnjë organizëm i posaçëm i Klerit të Krishterë, si dhe pretendon se është njohës i gjuhëve hyjnore, të cilat konfirmohen se kurrë nuk i ka poseduar… Për të kuptuar kush qe ky person që fabrikoi “religjionin” që merr dhe emrin Dëshmitarët e Jehovait, mjaft të përmendim në kuadrin e karrierës së tij të dështuar tregëtare, skandalin e tij të shitjes së grurit të ashtuquajtur nga ai “i bekuar” (por që rezultoi kualitet shumë i dobët) me çmimin që përkon në ditët tona 6000 dollar për paketim 12.5 kilogramësh, gjë për të cilën ai shpallet fajtor nga Gjykata e Hamiltonit… etj etj…
Ndërsa pasuesi i Russelit, gjykatësi Radhërford, fabrikuesi dhe rafinuesi i dytë i Dëshmitarëve të Jehovait, shquhet për konfliktet e tij të interesit në dëm të funksionit dhe drejtësisë… Nga skandalet e tij të pas vetëshpalljes profet janë profetësitë e tij të dështuar rishtazi për ardhjen e Krishtit në vitin 1914 e pastaj 1925…
Evoluimi devijant i Dëshmitarëve të Jehovait
Së pari kjo organizatë e dyshimtë merr emrin “Kulla e Cionit”, ndërsa më vonë në vitin 1884 mori emrin “Shoqëria e Kullës së Rojës dhe trakteve të Cionit”. Në vitin 1870 Russel, pas pjesëmarrjes së tij në një takim fetar të drejtuar nga Jonas Uendell, filloi të predikojë mbi ardhjen e dytë të Krishtit. Fillimisht mesazhi i tij personal nisi me mohimin e doktrinës kristiane të Ferrit dhe më vonë ai i shtoi mësimeve të tij edhe doktrina të tjera të rrezikshme fizike dhe shpirtërore, të shpikura nga ai vetë. Më në fund Russel e mohoi gati çdo doktrinë kristiane dhe i botoi mësimet e tij të çuditshme në një seri prej gjashtë librash me titull “Studime mbi Fjalën e Perëndisë”. Ai vdiq në vitin 1976 duke udhëtuar me tren për në Texas. Pasardhësi i tij Joseph F. Rathërford filloi ta rinovonte doktrinën e Rusellit. Ai blasfemoi mbi të gjitha mësimet hyjnore duke u predikuar turmave të mëdha të njerëzve se si miliona njerëz që jetonin në Tokë në atë kohë nuk do të vdisnin kurrë.
Për ta dalluar veten nga Organizatat e tjera të të ashtuquajturit prej tyre Krishtërim, në vitin 1931 këta “të krishterë të rinj” përqafuan emrin Dëshmitarët e Jehovait bazuar në pasazhin nga Isaia-43:10-12.
Organizimi i tyre: Organi qëndror i Bashkësisë së Dëshmitarëve të Jehovait, që vihet re më së shpeshti në një lagje të zakonshme, quhet Salla e Mbretërisë. Trupi ose Komiteti Kryesor që drejton Dëshmitarët e Jehovait e ka qendrën në Brooklyn, Nju Jork dhe quhet “Kulla e Rojës”. Trupi udhëheqës përbëhet nga një president dhe një grup burrash që njihen me emrin “trupi drejtues”. Ky trup mbikqyr çdo aspekt të organizatës përfshirë këtu edhe materialet që shkruhen në revistat periodike dhe në librat e studimit. “Kulla e Rojës” deklaron se ajo është një organizatë që drejtohet nga Zoti. Sipas mendimit të kristianëve të tjerë, Dëshmitarët e Jehovait nuk konsiderohen prej bashkesisë së krishterë, sepse grupet e ndryshme drejtuese të “Kullës së Rojës”; gjë që nuk dihet as nga vetë personat që janë anëtarësuar në rradhët e Dëshmitarëve të Jehovait; i kanë ndryshuar vazhdimisht gjithmonë e më në ekstrem doktrinat e të pretenduarit Religjioni i Krishterë i Dëshmitarëve të Jehovait por që në fakt s’është veçse një ideologji gjithnjë në ndryshim e diktuar nga qëllime të caktuara politike, dhe këtë e kanë bërë për t’iu përshtatur nevojave të organizatës me kalimin e viteve. Edhe sot e kësaj dite pot u kërkonit dëshmitarëve të Jehovait paketën e tyre fikse religjoze -më mirë të themi politike-, mos u habisni që kurrë nuk do keni mundësi ta merrni… Dëshmitarët e Jehovait janë të njohur për profecitë e tyre të rreme duke përfshirë këtu edhe Luftën Fatale të Armagedonit dhe Fundin e Botës që ata e pretenduan të ndodhte në vitin 1914, 1918, 1925 edhe 1975, por që si sa e sa “profetësi” të tjera të tyre rezultuan fallso…
Shumica e Dëshmitarëve të Jehovait nuk e kuptojnë se autoriteti i tyre i vërtetë nuk është i bazuar tek Bibla, por bazohet tek pikëpamjet e trupit të tyre drejtues me qendër në Brooklyn.
Dëshmitarët e zakonshëm të Jehovait nuk e dinë se po “ushqehen me sorum” dhe se po hanë vetëm atë ushqim që ua lejon “trupi drejtues”.
Dëshmitarëve të Jehovait të cilët kyçen për herë të parë në radhët e organizatës, nuk u lejohet të dinë asgjë lidhur me listën e plotë të rregullave dhe kërkesave të organizatës, derisa ta kenë vënë jetën e tyre në shërbim të plotë të “Bashkësisë”.
Anëtarët e rinj dhe shumica e Dëshmitarëve të Jehovait nuk e kanë të lejuar që të hedhin sytë në botimet “sekrete” të cilat janë vetëm për drejtuesit e “Bashkësisë”. Këto botime njihen me emrin “Vini Re” dhe japin udhëzime lidhur me ofertat dhe se si duhet të ndëshkohen anëtarët e pabindur. Një njeri i zakonshëm duhet të jetë në dijeni të faktit se të takuarit me një Dëshmitar të Jehovait në pragun e derës ka pasoja për të ardhmen e tij dhe kjo sepse ata mbajnë shënime për çdo individ që kanë takuar. Vizitat i bëjnë në çdo ditë të javës sepse ata nuk kanë ndonjë ditë pushimi të caktuar. Veprimtaria e tyre deri vonë konsiderohej në dëm të njerëzimit nga shumica dërrmuese e vendeve të botës, teksa shumë e shumë shtete sot e kësaj dite e ndalojnë propogandën e tyre helmuese në territoret e tyre…
Mësimet e rreme të Dëshmitarëve të Jehovait sipas këndvështrimit kristian.
Në vazhdim do të cekim disa mësime të Dëshmitarëve të Jehovait të përcjellura dhe të konfirmuara edhe nga vetë Kleri i Krishterë:
-Shoqëria e Kullës së Rojës dhe e Trakteve me qendër në Brooklyn, Nju Jork, mëson pasuesit se Ati është Zoti i pushtetshëm emri i të cilit është Jehova.
-Shpëtimi vjen përmes veprave të mira të njeriut, si p.sh. sasisë së literaturës së shpërndarë nga çdo anëtar çdo muaj, të quajtur ‘kuota mujore’…
-Dëshmitarët e Jehovait nuk janë kurrë të sigurtë nëse janë prej njerëzve të shpëtuar apo jo.
-Sipas tyre shpirti ose Fryma e Shenjtë nuk është një person i veçantë por një forcë, një metodë përmes së cilës Zoti komunikon me botën.
-Ky grup thotë gjithashtu se Mbretëria Qiellore hyri në fuqi në vitin 1914 me ardhjen e padukshme në fron të Krishtit si mbret.
-Doktrina e Dëshmitarëve të Jehovait thotë se ata njerëz që nuk janë anëtarë të organizatës “Kulla e Rojës” do të asgjësohen nga Zoti Jehova…
-Dëshmitarët e Jehovait, njëlloj si ateistët, i mësojnë pasuesit e tyre se nuk ka ferr, porse me vdekjen njeriu asgjësohet dhe zhduket…
-Për Braktisjen e Dëshmitarëve të Jehovait, në shtator të vitit 1981, Trupi Drejtues nxjerr një Udhëzim të Posaçëm ku u dikton anëtarëtve të saj që të qëndrojnë larg kontaktit me ata që e kanë braktisur organizatën. Për herë të parë anëtarët qoftë edhe të së njëjtës familje, duhet t’i ndërprisnin të gjitha lidhjet me anëtarin që ka braktisur mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait dhe është përjashtuar, ciladoqoftë lidhja me të.
-Një mësim tjetër i Dëshmitarëve të Jehovait është ndalesa e shoqërimit me dikë jashtë rrethit të tyre fetar sikurse edhe ndalesa e interesimit për gjëra që nuk i përkasin bashkësisë së tyre. P.sh. atyre iu këshillohet që të mos e vazhdojnë shkollimin e lartë si dhe të mos i kushtojnë asnjëfarë kohe prirjeve dhe dhuntive të tyre.
-Sipas mësimeve të Dëshmitarëve të Jehovait transfuzioni i gjakut është i ndaluar për çdolloj shkaku, sepse ai dhunon ligjet e Perëndisë.
Gjithashtu Dëshmitarët e Jehovait besojnë:
•Dhjata e Vjetër është Fjalë e Perëndisë Jehova, kushteta e Jetës e cila duhet kuptuar sipas versionit hebre dhe në funksion të tij, edhe simbole kanë ato të hebrenjve, ndërsa Dhjata e Re thonë se është e manipuluar ndaj kanë komentoimet e tyre për të…Sipas tyre të gjitha qeveritë, ideologjitë dhe besimet e tjera si dhe kushtetutat e tyre janë idhujtare dhe jo vetëm që nuk duhen ndjekur por duhen përmbysur, gjë që do ndodh me Armagedonin, Luftën e Fitores dhe Mbretërimit të herbrenjve mbi të gjithë botën, ku do shuhen mosndjekësit e tyre. Të gjithë krerët drejtues janë hebrenj. Cikli i progresit në organizatë është tepër i fshehtë dhe i ndërlikuar.
•S’kanë paketë adhurimesh dhe ligjesh hyjnore fikse porse ato ndryshojnë dhe evoluojnë…
•Nuk ka Botë Tjetër, Toka nuk do të shkatërrohet ose shpopullohet kurrë dhe në Tokë do të vendoset Mbretëria Hyjnore. Parajsa do të jetë në tokë për dy kategori njerëzish; për Ajkën Tokësore (nënkuptojnë njerëzit e thjeshtë nga Dëshmitarët e Jehovait që do të jenë gjallë asokohe) dhe për Ajkën Qiellore (individë të veçantë nga Dëshmitarët e Jehovait) prej 144.000 vetash që do të shkojnë në Parajsën Qiellore dhe do të sundojnë bashkë me Krishtin…
•Ferri nuk ekziston, ai simbolizon varrin dhe vdekjen…, pra ferri s’është tjetër vetëmse vdekja, pra varri ku përfundon njerëzimi si pasojë e mëkateve të Adamit dhe Evës…
•Nuk besojnë tek shpirti dhe përjetësia e tij…
•Një i krishterë (dëshmitar i Jehovait) duhet t’i kufizojë relatat e tij vetëm brenda komunitetit dhe të jetë i ndarë nga Bota… nuk lejohet martesa jashtë komunitetit…
Materali Nr. 2
E vërteta mbi Dëshmitarët e Jehovait
Shumica nga ju i keni takuar Dëshmitarët e Jehovait në rrugë, në stacione autobuzi apo diku tjetër, madje edhe duke trokitur nëpër dyert e shtëpive tuaja për të shpërndarë revistat “Zgjohuni” dhe “Kulla e Rojës”, duke e ndarë kështu me ju ‘lajmin e mirë për Mbretërinë e Atit në Tokë’ e cila mbase do të vendoset së shpejti. Në sytë e tyre Islami është një sistem satanik i vendosur për të mashtruar njerëzimin. Ata madje kanë botuar literaturë që përgënjeshtrojnë Besimin në Botën Tjetër, të vërtetën mbi Ferrin dhe Parajsën etj, për të cilat bien ndesh edhe me mësimet e Krishterimit që shtiren se i përkatësojnë.
Muslimanët e dinë se mësimet e Dëshmitarëve të Jehovait janë të gabuara por kjo nuk mjafton për të bërë një debat frytëdhënës me ta dhe njerëzit që synohen prej tyre çdo moment.
Na lejoni t’ju vijmë në ndihmë me këto artikuj:
Rrënjet e Dëshmitarëve të Jehovait i ngriti Charles Rusell (1852-1916) i cili si një i ri i revoltuar nga besimet bestyte, sipas tij të kyçura në kishat e krishtera, themeloi shoqërinë e cila më vonë do të njihej me emrin që kanë edhe tashmë.
Broshura e Dëshmitarëve të Jehovait “A duhet të besojmë Trinitetin?” e sqaron mjaft mirë ndikimin e perendorit romak dhe të koncileve të shekujve dy, tre e katër në shtrembërimin e shumë nga ato që Krishti kishte mësuar, teksa ajo dështon ta shohë të njëjtin ndikim të hidhur edhe në formësimin e kanonit biblik dhe të doktrinave të tjera. Në këtë shkrim me fakte nga vetë botimet e tyre do të vërtetojmë se pse nuk mund të mbështetemi në mësimet e tyre dhe pse Dëshmitarët e Jehovait gjithashtu duhet të mendojnë definitivisht për gabimet shekullore prapa organizatës së kishës së tyre të krijuar nga njeriu. Prandaj kur të vizitoheni prej tyre, me dashamirësi dhe durim, tregojuni të vërtetën esenciale të mëposhtëme, një ndër të shumtat që nxjerr qartë në pah të vërtetën rreth tyre sipas Tekstit Biblik që ata vetë i përkatësojnë dhe e
E Vërteta e Parë:
Profetët e rremë dhe ata të vërtetë
Ligji i Përtërirë [18:20-22] tregon standardet për të gjykuar nëse një Profet është nga Zoti apo jo:
” Dhe nëse ti thua në zemrën tënde: “Si do të bëjmë për të dalluar fjalën që Zoti nuk ka thënë?” Kur profeti flet në emër të Zotit dhe kjo gjë nuk ndodh dhe nuk realizohet, kemi të bëjmë me një gjë që Zoti nuk e ka thënë; e ka thënë profeti (i rremë) me mendjemadhësi; mos ki frikë prej tij”.”
Shumë e thjeshtë… Me kriterin e nënvijëzuar pajtohen pa hezitim edhe muslimanët. Pra nëse profeti është nga Zoti atëherë profecitë e tij duhet të përmbushen. Kjo shërben si test për saktësinë e të pretenduarit si profet, pasi siç dihet, të folurit në emër të Perëndisë është një ekskluzivitet vetëm i profetëve të vërtetë. Sipas nënvijëzimit, nëse profecitë e tij nuk përmbushen atëherë ky i ashtuquajtur profet është profet i rremë kështuqë ai nuk është i udhëzuar nga Perëndia, ndaj s’duhet t’i tregojmë frikë, ndjekje apo respekt.
Trupi kryesor i Dëshmitarëve të Jehovait Ëatchtoëer në Brooklyn – Neë York pohon të jetë trupi i vullnetit të Zotit i cili përfaqëson Profetin e Dërguar nga Perëndia, njëjtë sikur profetët e erës biblike. Këtë nuk e pohojmë ne por vetë Dëshmitarët e Jehovait. Kulla e Rojës e dates 1 Prill 1972 e pohon këtë midis shumë botimeve të tjera të tyre. Aty lexojmë: “Ky ‘profet’ tashmë nuk është një njeri i vetëm por një trup i tërë burrash dhe grashë. Në fillim ishte një grup i vogël i pasuesve të gjurmëve të Jezu Krishtit i njohur me emrin Studentët Ndërkombëtarë të Biblës (kështu quheshin Dëshmitarët e Jehovait në fillet e tyre) të cilët tani njihen me emrin Dëshmitarët Kristianë të Jehovait…”
E Vërteta e dytë:
Profecitë e rreme të profetit të rremë
Secili që ka përcjellur botimet e Dëshmitarëve të Jehovait do të dijë të tregojë për dhjetëra raste të profecive të tyre të parealizuara, për fundin e botës apo për diçka tjetër, që kurrë nuk u përmbushën. Datat e fundit të botës ndërrohen në mësimet e tyre, por më kot… Profecitë mbesin të rreme dhe nuk realizohen kurrë. Herët në vitin 1917 botimi i tyre The Finished Mystery, Ëatchtoëer Bible and Tract Society, Brooklyn, N.Y., 1917, fq. 484-485 parashikonte shkatërrimin e kishave të rreme anekënd botës dhe miliona besimtarëve të tyre nga Zoti gjë që do të ndodhte në vitin 1918.
Viti 1918 dhe gati një shekull kaloi dhe profecia e trupit ‘profetik’ të Dëshmitarëve të Jehovait kurrë nuk u realizua. Por a është kjo e vetmja? Fatkeqësisht jo… Botimi i Dëshmitarëve të Jehovait Millions Noë Living Ëill Never Die, Ëatchtoëer Bible and Tract Society, Brooklyn, N.Y., 1920, faqe. 88-91 bën fjalë për një profeci goxha të madhe. Sipas kësaj profecie profetët e vjetër si Abrahami, Jicaku, Jakobi etj do të ringjallen në trup fizik, do të jenë të dukshëm, dhe do tu dëshmojnë njerëzve për rendin e ri botëror që po vendosej – për mbretërinë e Atit.
Profeci të tilla të rreme janë pa fund…
Për më shumë se 50 vite deri më 1928 Dëshmitarët e Jehovait e kishin përdorur Piramidën e Madhe jashtë Kairos në Egjipt si bazë për profetizimin e ardhjes së Krishtit në vitin 1919. Charles Russell, presidenti i parë i Ëatchtoëer (Organizatës së Dëshmitarëve të Jehovait) mësonte se duke matur gjatësira kalimi në Piramidën e madhe, ne mund të caktojmë datën e kthimit të dytë të Jezusit. Atëherë Russell do të shkruante: “Piramida dëshmon se afër vitit 1914 do të fillojnë trazira të tilla që nuk janë parë ndonjëherë para dhe pas kësaj periudhe në botë” (Studies in the Scriptures vol.3 Thy Kingdom Come fq 342). Por në vitin 1928 Kulla e Rojës 15 Maj do ta quante një mësim të tillë si satanik: “Nëse piramida nuk është përmendur në Bibël atëherë mësimet lidhur me të janë të udhëzuara nga filozofi boshe dhe shkenca fallso e jo të frymëzuara nga Krishti……….Satanai e ka vendosur diturinë e tij në gurin e vdekur (të piramidës) i cili mund të quhet Bibla e Satanait e jo guri dëshmues i Perëndisë”
Shembujt e tillë nuk kanë fund por mjaftojnë për të kuptuar natyrën e gabueshme të mësimeve të dëshmitarëve të Jehovait.
Duke qenë se ata besojnë se Bibla është fjalë e Zotit dhe sipas kriterit që Zoti i caktoi Mojsiut; që e lexuam më parë; na del se Dëshmitarët e Jehovait janë një trup i rremë profetik të cilit nuk duhet treguar respekt si përfaqësues të Perëndisë.
Muslimanët janë të udhëzuar që me dashuri dhe respekt t’ua tregojnë atyre këto të vërteta dhe në krahun tjetër të serviren në dobi të njerëzve edhe mësimet e përsosura të Zotit të shpallura përjetësisht nëpërmjet profetit të fundit Muhamedit -paqja dhe lavdërimi i Zotit janë mbi të-.
Editohet me leje te zoteri Në fakt në botë ekziston vetëm një e vërtetë. Për ta arritur atë duhet mund i madh, zgjuarsi dhe ç’është më e rëndësishme argument. Jeta e njeriut është aq e çuditshme saqë e vërteta rreth saj është vështirë të kuptohet kalimthi. Që nga krijimi i njeriut të parë e deri më sot, janë trilluar sa e sa sajesa rreth vërtetësisë ekzistenciale të njeriut. Shumica e njerëzimit ka rënë në humnerën e pafund pikërisht si rezultat i mosnjohjes të së vërtetës dhe ç’është më e keqja ata as që po e analizojnë që një rrugë e tillë i ka dhënë fund jetës së tyre. Nëse e shikojmë botën sot, e shohim se ajo është stërmbushur me religjione, kulte dhe grupe të ndryshme dhe të gjitha këto duke pretenduar tangenten me të vërtetën e cila në fakt është një. Injorimi i së vërtetës apo neglizhimi i analizimit të saktë të saj janë pikërisht shkaqet që kanë pjellur këtë pafundësi kultesh dhe ideshë rreth të vërtetës së saktë… Këto besime apo religjione janë emëruar sipas emrit të themeluesit të tij, apo popullit në të cilin është paraqitur. P.sh. krishtërimi është emëruar sipas emrit të të dërguarit Krishtit, Budizmi sipas emrit të themeluesit të tij Buda, etj.

Altin Torba