Në emisionin “Bujica”, e cila transmetohet në dhjetë stacione televizive lokale në Kroaci, kohët e fundit ka qenë mysafir Ivica Pandža – Orkan, një kolonel në pension në ushtrinë kroate dhe një nga hulumtuesit kryesorë të krimeve të kryera nga trupat e ushtrisë serbe.
Kolonel Pandža, i cili u plagos dy herë gjatë luftës në Kroaci, ka folur për gjendjen në Kroaci dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në fund të emisionit komentoi arrestimin e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë.
“Shqiptarët, së bashku me boshnjakët, kanë dhënë një kontribut të madh në çlirimin e Kroacisë. Ndër shqiptarët kam shumë miq, shokë. Një mik i imi Bekim Berisha erdhi nga Belgjika për të mbrojtur Kroacinë, transmeton zeri.info
Ne e thirrëm atë Shok. Më vonë ai luftoi në Posavina, u plagos pranë Dobojit, u mjekua në Zagreb dhe më vonë shkoi në Kosovë ku dhe u vra! Kur shkova në varrimin e tij në Kosovë, kam takuar dhe familjen e nderuar të Ramush Haradinaj, komandantit të UÇK-së. Dy nga vëllezërit e tij vdiqën për lirinë e Kosovës, njëri e ka një monument në qendër të Deçanit, i dyti në Pejë. Ata janë nga Gllogjani, afër Pejës.
Ramushi ishte shefi i Shtabit të UÇK-së, ishte kryeministër. Kundër tij është ngritur padi në Hagë, ku ai ishte liruar. Popullit miqësor shqiptarë po i ndodh e njëjta sikur kroatëve. Haga nuk ka gjetur fakte kundër Ramush Haradinajt, por pashallëku i Beogradit po! Në të njëjtën kohë, në qeverinë e Serbisë rri ulur ministri i cili është i dyshuar për krime lufte në Kosovë.
Emri i tij është Aleksandar Vulin dhe me njësinë e MPB-së të Serbisë ka kryer krime në Kosovë. Ai po hetohet nga policia ndërkombëtare në Kosovë, dhe unë nuk e kuptoj pse Zyra e Prokurorit të Shtetit tonë në bazë të njëjtë siç po vepron Serbia, nuk e ka arrestuar Vulinin, kur ai erdhi në Kroaci?!