Nuk e ka arrestuar dot Klemend Balilin prej kaq shumë kohësh, por asgjë nuk mund ta pengojë Saimir Tahirin të dale para kamerave për të bërë disa deklarata pompoze në lidhje me këtë personazh. Nga Berati, Ministri i Brendshëm u betua se Klemend Balili i ka ditët e numëruara.
“E Balil e Balila mund ti kenë ende ditët e numëruara por shumë shpejt do të jenë përpara drejtësisë. Kjo është detyra jonë dhe ky është vullneti ynë për të garantuar që qytetarët shqiptar të mos kenë më nëpër këmbë të pandëshkueshëm” tha Tahiri.
Në fakt, Balilit mund t’i numërosh disa muaj që lëviz i lirë. Që kur autoritetet greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane e shpallën në kërkim dhe mediat greke e akuzuan si “Eskobar të Ballkanit” kanë kaluar ditë, javë dhe muaj dhe policia shqiptare as nuk i është afruar dot. Në analizën e policisë së Shtetit, Saimir Tahirit shprehu shqetësimin e tij edhe për Këshillin e Sigurisë që pritet të mblidhet së shpejti.
“Këto ditë po çuditet publiku me thirrjen e Presidentit të Republikës Këshillit të Sigurisë për Balilin. E në fakt çuditet publiku, sepse Këshilli i Sigurisë nuk është mbledhur as per Lazaratin.
Po çuditet publiku pasi Kës