Presidenti Donald Trump porsa hyri në Shtëpinë e Bardhë vuri në lëvizje planin e tij për një mur të pakalueshëm, të gjatë në kufirin jugor të SHBA-së, pra me Meksikën. Kufiri është rreth 1.900 milje (3.100 km) i gjatë dhe përshkon të gjitha llojet e terrenit.
Por sa do të kushtojë dhe kush do të paguaj faturën?
“Unë do të ndërtoj një mur të madh, dhe askush nuk ndërton mure më të mirë se unë”, ka thënë ai. Sipas Trumpit, kostoja totale e murit do të jetë 10 bilion Dollarë. Por vlerësimet që bëjnë inxihinerët tregojnë për një shifër akoma më të madhe.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch Mçonnell ka thënë gjithashtu se muri do të kushtojë midis 12 deri në 15 bilion USD. Një studim nga Washington Post tregon se kostoja e murit të Presidentit Trump mund të shkojë në 25 bilion USD.
Presidenti Trump ka insistuar gjithmonë se edhe Meksika do të paguajë. Por nga ana tjetër Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto ka thënë se Meksika nuk ka për të paguar për këtë mur.
Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të vënë në lëvizje këtë premtim të tij zgjedhor.
Ai ka pranuar se taksapaguesit amerikanë do të duhet të mbulojë financimin fillestar.
Por duhet të miratohet në Kongres. Republikanët kanë sugjeruar një projekt-ligj për planin buxhetor shtesë që do të mund të plotësohet gjatë dy muajve të ardhshëm.
Pra, si do kompensohet paratë nga Meksika?
Ka një numër opsionesh, por asgjë nuk është vendosur zyrtarisht.
E para është: Ngritja e tarifave mbi importet.
E dyta: Remitancat. Dy mundësi janë këtu. Presidenti Trump mund të përdorë ligjet për të ndalur meksikanët që punojnë në SHBA të dërgojë para në vendin e tyre. Mundësia e dytë është që të tatojë remitancat.
E tretë është një taksë doganore. Importet do të tatohen, por jo eksportet.
E katërta: Rritja e tarifave të vizave të udhëtimit dhe të kalimit kufitar.