Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se është liruar edhe troturari në afërsi të katedarales në Prishtinë. Por, projektin për lirimin e rrugës po e sfidon një kompani për të cilën komuna ka hapur rast edhe në polici.
“Këtë javë e kemi liruar këtë trotuar në afërsi të katedrales e deri te çerdhja te nënkalimi në Pejton. Ky lirim ka qenë i domosdoshëm.
Persona të papërgjegjshëm po i sfidojnë këto vendime. Kësaj kompanie i është hapur rasti në polici dhe së shpejti këta shkelës nuk do ta mund ta regjistrojnë veturën pa pagesën e dëmeve” njofton Ahmeti./Indeksonline/