Në konferencën e cila zgjati pak minuta, Presidenti Trump, duke treguar edhe njëherë mbështetjen ndaj Japonisë, tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë 100 përqind pranë aleatit të madhë Japonisë”
Presidenti i SHBA-së, Doland Trump, ka deklaruar se kundër provave për leshimin e raketave balistike, të Koresë së Veriut, SHBA-ja do të qëndrojë “100 përqind pranë” Japonisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Trump ka zhvilluar një konferencë për shtyp pas takimit me Kryeministrin japonez, Shinzo Abe, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në SHBA. Konferenca është zhvilluar në Florida, ndërsa ka qenë e fokusuar tek provat e Koresë së Veriut për zhvillimin e raketave balistike.
Në konferencën e cila zgjati pak minuta, Presidenti Trump, duke treguar edhe njëherë mbështetjen ndaj Japonisë, tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë 100 përqind pranë aleatit të madhë Japonisë”.
Ndërsa Kryeministri i Japonisë, Abe në lidhje me provën e Koresë së Veriut për lëshimin e raketave balistike, është shprehur: “Prova e fundit e Koresë së Veriut për lëshimin e një rakete balistike është e papranueshme. Koreja e Veriut duhet ti përmbahet një më një vendimeve të Këshillit të Sigurisë pranë OKB-së”. Ai ka theksuar se Trump ka deklaruar mbështetjen e vendit të tij ndaj Japonisë për çështjen e Koresë së Veriut.
Trump u takua me Abe-n në Shtëpinë e Bardhë ditën e djelë. Pas takimit me Kryeministren e Britanisë së Madhe Theresa May, Abe ishte lideri i dytë i pritur nga Trump. Më pas dy liderët kaluan në Florida, në Palm Beach, atje ku Trump kalon shpesh herë fundjavën.