Decissio i Kosovës, pjesë e grupit Startup Yard 7

Grupi i fundit nga Startup Yard në Pragë zbuloi disa startup-e të reja emocionuese, që ndërtojnë produkte për tregje emocionuese. Një nga startup-et më interesante mes tyre është Decissio nga Kosova, që përdor inteligjencën artificiale dhe teknologjinë blockchain.

Fondet e Venture Capital, akseleratorët dhe fondet e kapitalit privat po përballen me një kompleksitet gjithnjë e në rritje rreth tregjeve golbale, me dështimin e raporteve të investimit dhe mungesës së njohurive, për shkak të formateve të të dhënave të papërdorshme.

Decissio po punon për ta zgjidhur këtë, duke qenë një mjet SaaS që u lejon firmave të investimeve të përmirësojnë procesin e tyre të vendimarrjes me të dhënat. Kjo do të thotë se vlera e çdo individi në ekipin e investimeve është maksimale, ndërsa algoritmet e të mësuarit të makinës funksionojnë në background.

Klientët mund të marrin njohuri globale të përshtatura për një vendim të caktuar, ndërsa teknologjia blockchain është në vendin e duhur, duke optimizuaar dhe konsoliduar proceset e investimeve dhe vendimmarrjen e firmave investuese si dhe në kompanitë ku ata investojnë.

Themeluesi dhe CEO i kompanisë, Dite Gash, thotë se Decissio po funksionon në të njëjtën zonë me angel.co, streak.com, mattermark.com dhe gust.com, megjithatë, ata e trajtojnë problemin ndryshe. Ky fokus u lejon atyre të jenë një hap përpara, sepse ata jo vetëm që zgjidhin problemet e procesit të punës, por ndihmojnë VC-të të marrin vendime më të mira për investime.

“Ne jemi të ngazëllyer që jemi pjesë e Startup Yard, e cila po na vë në një pozitë të madhe për pilotimin e produktit tonë me disa kompani investimesh, ndërsa po ekspozohemi ndërkombëtarisht”, thotë Dite.

StartupYard është një akselerator për startup-et teknologjike me bazë ne Pragë, ndërsa rreth 2 vjet më parë një tjetër ekip nga Kosova, Gjirafa.com ka qenë pjesë e saj dhe arriti të rritet shpejt dhe të mbyllë Serinë A të investimeve nga Rockway Capital. Vetëm kohët e fundit Gjirafa.com lançoi një inkubator të ri për startup-et rajonale të Ballkanit, të mbështetur nga USAID-i, si dhe Startup Yard dhe Rockaway Capital.

burimi: digjitale.com

Artikulli paraprakNë Finlandë ia vlen më shumë të jesh i papunë?
Artikulli vijuesKryeministri i Turqisë vizitë në Gjermani, takim me Merkel