Analisti politik, Arben Ahmeti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj vendimit të PZAP qe të rinumërohen të gjitha votat në qytetin e Prishtinës dhe atë të Prizrenit, njofton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se ka pesë ditë që kutitë me votat e qytetarëve të Prishtinës dhe Prizrenit nuk kanë qenë në karantinë, por kanë qenë në një hapësirë të hapur, dhe sipas tij me disa kuti të ndërruara mund të manipulohet rezultati.
Qe pese dite kutite me votat e qytetareve te Prishtines dhe Prizrenit nuk kane qene ne karantine. Kane qene kuti qe jane lene ne nje hapesire te hapur. Me dy tre kuti te nderruara mund te manipulohet rezultati. Kete ndrrim kane mund ta bejen pDk, LDk,AAK, ose VV. Si rezultat i kesaj, rinumerimi do te jete i pabesueshem. Do te kemi kryetar te kontestuar ne njerin apo tjetrin qytet. Ky veprim eshte atak ndaj demokracise. Autoret dihen. Jane ata qe u nguten per rinumerim dhe vendosen rinumerin ende pa u numeruar.