Një automjet në lëvizje ka shpërthyer sot në Vlorë rreth orës 10:15 minuta.
Mjeti tip fuoristradë e blinduar ka lëvizur për inerci edhe 70 metra të tjerë pas shpërthimit në lagjen “Isa Boletini” dhe është ndalur pasi u përplas me një tjetër makinë të parkuar.
Mjeti që shpërtheu po drejtohej nga një 25-vjeçar, i cili u plagos rëndë.
Ai është dërguar në spital pasi si pasojë e shpërthimit ka humbur të dyja këmbët.
Policia po heton por s’ka ende një deklaratë zyrtare për motivet apo autorët./TCH/