Kryeministri kinez, Li Keqiang njoftoi zhbllokimin e rreth tre miliardë eurove për projekte në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (PECO), gjatë një samiti në Budapest me synim rritjen e bashkëpunimit të Pekinit me këtë rajon.

“Banka për Zhvillim e Kinës do të vendosë në dispozicion dy miliardë euro në kuadër të një shoqate ndërbankare me PECO-n të krijuar sot”, tha ai.
Kryeministri kinez deklaroi gjithashtu edhe dhurimin e një miliardë eurove për një fond investimesh ku pjesa më e madhe do të shkojë për PECO.
Li i bëri këto njoftime me rastin e një mbledhje me 16 vende të Evropës Qendrore, Lindore dhe Ballkanit anëtarë ose jo të BE-së (Shqipëri, Bosnje Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Estoni, Hungari, Letoni, Lituani, Maqedoni, Mal i Zi, Poloni, Republikë Çeke, Rumani, Slloveni, Sllovaki, Serbi) të organizuar në kryeqytetin hungarez.
Kryeministri kinez garantoi gjithashtu vendet e Evropës Perëndimore të shqetësuar që shohin shtimin e investimeve kineze në Evropën Qendrore.
“Bashkëpunimi jonë është i hapur dhe transparent, ne do të bëjmë të mundur që gjithçka të jetë brenda kontekstit më të gjerë të marrëdhënieve mes Kinës dhe BE-së”, garantoi ai.