Shorti i Ligës së Kampionëve është një nga ngjarjet që tifozët e futbollit e presin me shumë emocione.
Ky short do të fillojë në ora 12:00 dhe do të mbahet në Nyon të Zvicrës.
Sot (e hënë) do të hidhet shorti për fazën e parë të eliminimit direkt dhe vlen të theksohet se në këtë fazë janë pesë skuadra angleze, tri spanjolle, dy italiane dhe tjerat liga nga një.
Çifti i tetë: Bayern Munich – Besiktas
Skuadra turke e pafat, takohet me kampionët e shumëfishtë gjerman.
Çifti i shtatë: Chelsea – Barcelona
Një përballje e madhe, sidomos për tifozëritë e dy klubeve të cilët kanë shumë gjëra të pambyllura në mes vete.
Çifti i gjashtë: Shakhtar Donetsk – Roma
Skuadra italiane do kërkojë kalimin tutje ndaj ukrainasve të papërshtatshëm të Shakhtarit.
Çifti i pestë: Real Madrid – Paris Saint-Germain
Ndeshja kryesore në këtë fazë do të jetë ajo në mes Los Blancos dhe PSG-së, përballja e shumë pritur erdhi.
Çifti i katërt: Sevilla – Manchester United
Një tjetër përballje e lehtë për skuadrat angleze, Djajtë e Kuq takohen me skuadrën e rrezikshme spanjolle, por e cila nuk është në nivelet e tyre.
Çifti i tretë: Porto – Liverpool
Liverpooli i Jurgen Klopp me fat, takohet me skuadrën e madhe Portugeze
Çifti i dytë: Basel – Manchester City
Baseli i shqiptarëve nuk kishte fat, kjo pasi përballja me Cityn me shumë mundësi do të thotë fundi i aventurës në LK.
Çifti i parë: Juventus – Tottenham Hotspur
Kampionët aktual të Italisë do të përballën me skuadrën angleze e cila njihet për lojë të bukur dhe sulmuese.
Orari i ndeshjeve:
Ndeshjet e para zhvillohet më datë 13/14 dhe 20/21 shkurt 2017, ndërsa ato të kthimit me 6/7 dhe 13/14 mars.
44 minuta më parë
Mysafiri i parë i Ligës së Kampionëve është legjenda e Liverpoolit dhe Real Madridit, Xabi Alonso
Ekipet pjesëmarrëse në short