Drejtori i Përgjithshëm i IOM-it, William Lacy Swing tha se më herët nuk kishin dëgjuar për një krizë të ngjashme humanitare siç është rasti me Jemenin
Mbi një milion njerëz janë infektuar nga kolera në Jemen, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tarik Jashareviç deklaroi në Gjenevë se në mbarë vendin nga 27 prilli janë infektuar 1.1 milion njerëz dhe se nga kolera jetën e kanë humbur 2.227 persona.
Organizata Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Migrim (IOM) thotë se kolera është regjistruar në 21 nga 22 provincat e Jemenit. Infeksioni nuk është vërejtur vetëm në Sokotra. Ndihmë ofrojnë vetëm 50 për qind e institucioneve mjekësore.
Drejtori i Përgjithshëm i IOM-it, William Lacy Swing theksoi se më herët se nuk kishin dëgjuar për një krizë të ngjashme humanitare siç është rasti me Jemenin.
Jemeni tashmë një periudhë të gjatë ballafaqohet me përleshje, kurse rreth tre milionë njerëz janë zhvendosur. Përveç kësaj, mungesa e ujit të pijshëm dhe kushtet e vështira sanitare mundësojnë përhapjen e shpejtë të kolerës.