Nëse djali apo vajza ju thotë se po bën detyrat në smartfonin e vet, ndoshta po thonë të vërtetën. Mbi 1/3 e adoleshentëve në SHBA janë përgjigjur se i përdorin telefonët e tyre për të bërë detyrat e shtëpisë.
Këto janë statistika që vijnë nga kompania TRU, e specializuar në ekzaminimin e të dhënave lidhur me adoleshentët dhe të rinjtë. “Adoleshentët dhe nxënësit e shkollave 8-vjeçare po i përdorin pajisjet e tyre mobile jo vetëm për argëtim.
Ata janë rritur me këtë teknologji”,- u shpreh Kristi Sarmiento, drejtore kërkimi në TRU. Smartfonët përdoreshin në shtëpi për detyrat e shkollës nga 39% e 11 – 14 vjeçarëve. 31% e të pyeturve shprehen se detyrat i bëjnë në tabletin e tyre ndërsa rreth 65% përdorin laptopin.
Përdorimi në shkollë nga ana tjetër ishte më i ulët; 31% e studentëve thanë se përdorin laptopë, 18% e tyre punonin në tablet dhe 6% në smartfon. Sondazhi përfshinte në vetvete 1000 nxënës dhe u krye online.
Rezultatet tregonin se përdorimi i smartfonëve rritej me rritjen e moshës. Në SHBA, jo të gjitha shkollat i lejojnë nxënësit të përdorin pajisjet mobile, por në ato ku lejohej, mbi ¾ e tyre thanë se shkolla ofronte laptop dhe 55% e tyre përdornin tabletët e shkollës. (CIO
You Might also Like
Google po zhvillon një aplikacion për harta për iOS
Fotografitë e turbullta që u paraqitën gjatë ditës së djeshme paraqesin aplikacionin Map për iOS…
By
1 Min Read
Lansohet Sony Xperia Z1
Sony në ngjarjen e djeshme të cilën e kemi dhënë drejtpërdrejt duket se nuk ka…
By
1 Min Read
Tani edhe me unazë të mençur
Inxhinierët e teknologjisë lëvizin një hap më tej duke sfiduar veten me pajisje të teknoligjisë…
By
1 Min Read
Ruani mesazhet e Gmail në Google Docs
Opsionet Cut dhe Paste janë shumë të mira, por Google ofron edhe një opsion i…
By
1 Min Read
Twitter do të bëhet me pagesë?
Rrjeti social Twitter mund të fusë opsionin e pagesës për përdoruesit e saj. Lajmi vjen…
By
1 Min Read
Kolltuku me rrota
Kompania prestigjioze Toyota prezanton kolltukun me rrota, e cila sipas kompanisë mund të përbëjë të…
By
0 Min Read
