Për të vërtetuar vlerën monetare të ndërtimit, hulumtuesit kanë krahasuar pamjen, kualitetin estetik dhe brendin e ndërtimeve.
Në vijim gjeni disa prej ndërtimeve të cilat vlejnë më së shumti në botë.
Kulla Eiffel – 435 milion euro
E lartë 324 metra, e ndërtuar në vitin 1889 si portë hyrëse për ekspozitën botërore të mbajtur për 100-vjetorin e Revolucionit francez. Kulla është shenjë mbrojtëse e Parisit, e emërtuar sipas inxhinierit Gustav Eiffel. Ajo konsiderohet si një prej atraksioneve më të vizituara në botë, e cila vetëm vitin e kaluar është vizituar nga më shumë se 7.1 milion turistë.Kumti.com
Koloseumi, Romë – 91 miliardë euro
Ndërtimi i dytë në listën e objekteve më të çmueshme në botë. Ndërtimi i amfiteatrit, në të cilin janë mbajtur betejat e gladiatorëve, ka zgjatur një dekadë dhe ka përfunduar diku rreth vitit 80 para epokës sonë. Ky ndërtim gjatë një viti, vizitohen nga të paktën katër milionë turistë.
Sagrada Familia apo Familja e Shenjtë
Ndërtim në Barcelonë dhe renditet si i treti objekt më i vlefshëm me çmimin 90 miliardë euro. Kjo bazilikë romano-katolike, kryevepër e arkitektit katalonas, Antoni Gaudi, ende nuk është përfunduar. Kisha zyrtarisht ka hy në listën e trashëgimive botërore të UNESCO-s.
Katedralja Duomo në Milano – 82 miliardë euro
Kjo kishë impressive është ndërtuar pothuajse gjashtë shekuj më parë dhe është katedralja e katërt më e madhe në të gjithë botën dhe më e madhja në Itali. Konsiderohet si një vepër e rrallë e arkitekturës gotike, ndërsa punimet në të vazhdojnë edhe sot.
Shtëpia e bardhë, Washington – 80 miliardë euro
Kjo ndërtesë figuron në listë edhe pse nuk u përket përmendoreve evropiane. Ndërtesa ku shteti më i fuqishëm i merr të gjitha vendimet e rëndësishme, është projektuar nga irlandezi James Hoban, ndërsa është ndërtuar nga viti 1792 deri në vitin 1800. Kjo është rezidenca zyrtare e presidentit amerikan, duke filluar nga koha e administratës së presidentit John Adams.
Kulla e Londrës – 71 miliardë euro
Ky ndërtim mesjetar nga Temzi, i vlerësuar me çmimin prej 71 miliardë eurosh, është 1000 vjet i vjetër. Që prej vitit 1988 ndodhet në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO-s. Edhe pse është ndërtuar si bastion i pushtuesit, ajo njihet shumë më tepër si burg apo vend-ekzekutim i kundërshtarëve të mbretërisë.
Muzeu Pardo, Madrid – 58 miliardë euro
Muzeu posedon njërën prej koleksioneve më të mëdha në botë të pikturave, ndër të cilat edhe kryeveprat më të njohura të El Grekos, Diego Valeskezit dhe Francisco Goyas./Kumti.com