Kur Steve Brewer u njoftua nga spitali se nuk i kishin aparatet më të mira të kimioterapisë, ai mendoi se mund të ndihmonte në këtë problem.
I sëmuri me kancer hyri në eBay dhe gjeti se pajisja e 3400 funteve po shitej për 175 funte.
Pasi e bleu atë për këtë çmim, gjeti edhe gjashtë aparate tjera për 100 funte. Ai bleu tërë aparatet e kimioterapisë dhe ia dhuroi spitalit të qytetit Peterborough, transmeton Koha.net.
“Duhet të ketë plot aparate të dorës së dytë. Duhet të përdoren. Spitalet mund t’i shpëtojnë mijëra funte”, ka thënë Brewer.
Spitali i qytetit kishte aparat me një pompë që nuk mjaftonte për trajtimin e pacientëve. Ky spital kishte nevojë për aparate me tri pompa dhe këtë ua gjeti pacienti për 100 funte.
“Një doli në eBay për 175 funte”, ka thënë ai derisa ka treguar se këtë pajisje e shiste Spitali i Southamptonit.
“Aparatet me tre pompa shkurtojnë trajtimin për 30 apo 40 minuta – që do të thotë se ua shpëton gjysmë ore të jetës suaj”, ka shtuar ai.