Mamia Razije Musa ka këshilluar nënat që të kenë kujdes me dhënien e çajit tek fëmijët që ende nuk i kanë mbushur një vit jetë.
Ajo ka rekomanduar çajin kamomil dhe çaj finoku për t’i ndihmuar foshnjat me gazra dhe gërçe, transmeton Kumti.com
Lexoni postimin e saj të plotë:
Të dashura nana uroj të jeni mirë, shumë herë më pyesni nëse është në rregull që beba të pij çajra para vitit të parë të jetës.
Unë them të keni kujdes. Nuk duhet të ju jepni bebave çaj tjetër përveç çajit kamomil dhe çajit fennel apo në shqip çaj finoku që ndihmon në relaksim dhe rregullim të gazërave e gërqeve.
Çaji ka kafeinë prandaj duhet të keni kujdes me sasinë që u’a servoni fëmijëve dhe llojin që e zgjedhni.
Unë them se pas muajit të gjashtë uji duhet të zë vend në menynë e bebes tuaj, qumështi i gjirit apo formula duhet të vazhdojnë të konsumohen ndërsa duhet të shtohet edhe kosi.
Me dashuri, Razija.